Mesfushori Qazim Laçi ka thënë se të gjithë te Shqipëria janë pa fjalë, për atë që ndodhi në Varshavë të enjten mbrëma.
Shqipëria u eliminua pas disfatës 2:1 nga Polonia, ndonëse ishte duke fituar 1:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jemi pa fjalë. Por, jam krenar për djemtë, për paraqitjen që kanë bërë sot. Mendoj se nuk e merituam humbjen. Është e vështirë t’i gjejë fjalët e duhura por duhet ta mbajmë kokën lartë. Nuk kemi arritur asnjëherë në histori në këtë fazë. Duhet të jetë motivim për të ardhmen. Është e vështirë të gjejmë fjalët e duhura. Jemi profesionistë, duhet ta mbajmë kokën lartë sepse kemi të ardhme”, deklaroi Laçi.