Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Lampardi rikthehet në kategorinë e dytë të futbollit anglez

Frank Lampard

Ish-trajneri i Chelseat, Frank Lampard, është kthyer në kategorinë e dytë të futbollit anglez, pasi të enjten është zyrtarizuar si trajner i ri i Coventry Cityt. 

46-vjeçari ka nënshkruar kontratë për dy vjet e gjysmë me klubin anglez. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lampardi është i papunë që prej qershorit të vitit të kaluar, kur ishte trajner i përkohshëm i Chelseat. 
Më herët ai e ka drejtuar edhe Evertonin në Premier League. 

Ka përvojë në “Championshipin” e Anglisë, pasi më parë e ka drejtuar Derbyn, kur edhe nisi me profesionin e trajnerit. 

Lampardi vlerësohet si njëri prej lojtarëve më të mirë të skuadrës së Chelseat.