Nëse e eliminon Shamrock Roversin, Ballkani do të përballet me Larnen e Irlandës së Veriut apo Santa Claran e Portugalisë në plejofin e Ligës së Konferencës.
Kjo është përcaktuar në shortin e tërhequr të hënën.
Ballkani e Shamrocku përballën në raundin e tretë kualifikues.
Ndeshja e parë është të enjten në “Fadil Vokrri”.
Larne e eliminoi Prishtinën në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Vjet e kishte eliminuar edhe Ballkanin.
