Admir Latifi është futbollist i ri i skuadrës së Osijekut në elitën e futbollit kroat.
18-vjeçari që luan për të rinjtë e Maqedonisë së Veriut është mesfushor me tipare sulmuese, që mund të luajë edhe në krah.
Ai ka nënshkruar kontratë trevjeçare dhe menjëherë do t’i bashkohet në stërvitje skuadrës së drejtuar nga trajneri Simon Rozhman, shkruan mediumi kroat “24sata” të mërkurën.
Latifi është transferuar tek Osijeku si futbollist i lirë pasi i ka skaduar kontrata me Besën e Dobërdollit që nuk e siguroi mbijetesën në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut.
Ai e pati një gol të shënuar në 26 ndeshje në kampionatin maqedonas.