Lautaro Martinez e realizoi golin e tretë në Ligën e Kampionëve në këtë edicion, në fitoren 4:0 ndaj Royale Unionit të martën mbrëma.
Ai ka 11 gola në vitin kalendarik në garën elitare për klube në Evropë.
Shifër të njëjtë të golave brenda këtij viti ka vetëm edhe Harry Kane i Bayern Munichut.
Nga futbollistët argjentinas, Lautaro aktualisht është golashënuesi i tretë më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve.
Ka 25 gola, po aq sa Hernan Crespo.
Por është prapa Sergio Agueros që ka 41 gola dhe Lionel Messit që prin me 129 gola në total.