Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Lazio fiton me dy lojtarë më pak

Lazio

Lazio është mbajtur deri në fund të ndeshjes dhe madje ka fituar në udhëtim te Viktoria Plzeni në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Evropës, pavarësisht se mbeti me dy lojtarë më pak.

Skuadra italiane fitoi 2:1 dhe ka bërë hap të madh drejt çerekfinales.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndeshja kthyese luhet në “Olimpico” javën tjetër.

Alessio Romagnoli shënoi në minutën e 18-të për mysafirët, kurse Rafiu Durosinmi i barazoi shifrat.

Nicolo Rovella dhe Samuel Gigot u përjashtuan nga loja në minutën e 77-të dhe të 93-të, por Lazio fitoi me golin e minutës së 98-të, të realizuar nga Gustav Isaksen.