Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Leart Paçarada tregon planet me Heidenheimin dhe Kosovën

Leart Paçarada

Më 28 gusht, Leart Paçarada iu bashkua Heidenheimit nga skuadra tjetër e Bundesligës gjermane, Koln.

Tri ditë pas prezantimit, Paçarada u grumbullua për ndeshjen e dytë të edicionit aktual të Bundesligës. Ndeshjen e përcolli nga stoli.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Koha për debutim i erdhi në ndeshjen kundër Borussia Dortmundit, në kuadër të xhiros së tretë.

Por debutimi i 13 shtatorit të vitit 2025, ishte njëkohësisht goditje e rëndë për mbrojtësin e krahut të majtë.

Ai pësoi lëndim të rëndë pas vetëm shtatë minutash në fushë, në paraqitjen e parë për Heidenhehimin. Këputi ligamentin kryqëzor të gjurit të majtë.

31-vjeçari është kthyer pas shtatë muajsh. Ai ka nisur punën individuale, ndërsa shpejtë thotë se do t’i kthehet punës në grup.

“Kam filluar punën në fushë. Edhe një ose dy javë filloj pak edhe me ekipin, me punë të lehtë – ngrohej e pasime”, tha Paçarada për KOHËN të martën.

Për Paçaradën edicioni ka mbaruar tashmë. Por qëllimi është kthimi në nivelin më të mirë për edicionin e ardhshëm.

Me shumë gjasë me Heidenheimin do të paraqitet në Bundesliga 2. Heidenheimi është në pozitë ne fundit.

Ai thotë se muajt jashtë fushës ishin shumë të vështirë.

“Në fillim ka qenë shumë vështirë, pasi ishte situatë e re për mua. Hera e parë që kam bërë operim, hera e parë që kam pushuar më shumë se 4-5 javë. Por kur bën gradualisht hapa, shkon duke u lehtësuar mërzia. Deri në muajin e pestë ose gjashtë, pastaj të duket se ke pushuar dy vjet. Kam bërë çdo ditë stërvitje për ta forcuar këmbën. Por kur fillon pastaj punën me top, sheh se ia ka vlejtë sakrifica”.

Me Heidenheimin, Paçarada ka kontratë deri në vitin 2027.

“Uroj ta kem shëndetin në radhë të parë dhe pastaj të jap 100 % nga vetja për të luajtur sërish”, thotë Paçarada, i cili gjatë karrierës ka luajtur edhe për të rinjtë e Leverkusenit dhe në nivel senior për Sandhausenin e St. Paulin.

Në Bundesligë i ka 18 ndeshje, kurse në Bundesliga 2 ka realizuar 11 gola, ndërsa i ka bërë edhe 50 asistime në 278 ndeshje të zhvilluara.

Paçarada një gol të realizuar e ka edhe me fanellën e Kosovës. Për “Dardanët” ka luajtur 34 ndeshje. Ai shpreson të ftohet sërish te Kosova për ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe kualifikimet e Evropianit 2028.

Ndeshjen e fundit për Kosovën e zhvilloi më 5 shtator në Basel kundër Zvicrës. Ai u zëvendësua pas pjesës së parë në humbjen 4:0. Në vend të tij u inkuadrua Dion Gallapeni, i cili ka treguar paraqitje stabile në krahun e majtë.

“Kam qenë në Bratislavë dhe pastaj në Prishtinë. E merituam fitoren dhe kualifikimin në Botëror. Kemi bërë një hap të mirë dhe besoj se e gjithë bota e ka parë se Kosova ka të ardhme dhe mund të arrij gjëra të mëdha. Ky është vetëm fillimi. Kam ëndërr të mbylli karrierën time me Kosovën me paraqitje në ndonjë ngjarje të madhe. Jam në kontakt të mirë me trajnerin Franco Foda. Nëse jam i gatshëm dhe trajneri beson se mund ta ndihmoj ekipin, patjetër që do të jem pjesë e Kosovës”, ka thënë Paçarada.