Legjenda e Barcelonës, Sergio Busquets, së shpejti do të njoftojë për tërheqjen nga futbolli në moshën 37-vjeçare.
Kështu ka shkruar të hënën mediumi spanjoll “Cope”.
Busquets do të tërhiqet nga futbolli aktiv pas përfundimit të edicionit në ligën MLS të SHBA-së.
Ai aktualisht luan për skuadrën e Inter Miamit.
Busquets vendimin për tërheqjen nga futbolli do ta bëjë publik përmes një video mesazhi.
Ai pjesë e Miamit është nga viti 2023 dhe deri më tani ka luajtur në 104 ndeshje.
Si futbollist është zhvilluar në akademinë e Barçës. Pjesë e skuadrës së parë ishte nga viti 2008. Bëri 722 paraqitje te Barcelona dhe kishte 18 gola dhe 46 asistime.
Busquets konsiderohet prej mesfushorëve më të mirë në dekadat e fundit. Me gjigantin katalunjas fitoi plot 32 trofe.
Me Përfaqësuesen e Spanjës kishte dy gola në 143 ndeshje. Në vitin 2010 me Spanjën, Busquets e fitoi Kupën e Botës, ndërsa dy vjet më pas e fitoi Kampionatin Evropian