Ruud van Nistelrooy nuk do të jetë më trajner i Leicester Cityt dhe lajmi është konfirmuar të premten.
“Dhelprat” nuk arritën ta siguronin mbetjen në elitën e futbollit anglez nën drejtimin e 48-vjeçarit holandez.
Ai i pati 19 disfata dhe i shënoi vetëm pesë fitore nga 27 ndeshje sa ishte në krye të ish-kampionit të Premier Leagues.
Largimi i tij nga Leicesteri është bërë me “marrëveshje të dyanshme”, ka njoftuar skuadra angleze.
Van Nistelrooy i ka uruar më të mirën klubit për të ardhmen.
Leicesteri ishte në vendin e 16-të në tabelë, me vetëm një pikë mbi zonën që dërgon në kategorinë e dytë, kur Van Nistelrooy e zëvendësoi trajnerin Steve Cooper në “King Power Stadium”.