Mesfushori Xavi Simons mund të huazohet sërish te skuadra e RB Leipzigut. Të martën eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka njoftuar se bisedimet janë duke u zhvilluar ndërmjet drejtuesve të Paris Saint-Germainit dhe Leipzigut për ta huazuar holandezin edhe për një vit tjetër.
Mësohet se Parisi nuk dëshiron të shesë Simonsin, por vetëm ta huazojë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSimonsi me Parisin ka kontratë deri në vitin 2027. Në edicionin 2023/2024 me fanellën e Leipzigut realizoi dhjetë gola dhe bëri 15 asistime në të gjitha garat.
Ndërsa me Holandën në “Euro 2024”, 21-vjeçari shënoi një gol dhe kontribuoi me dy asistime në gjashtë ndeshje të zhvilluara.