Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Lëndimi i Ronaldos më serioz, udhëton në Spanjë për trajtim

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo do të udhëtojë për në Madrid për t’iu nënshtruar trajtimit për lëndimin e hamstringut në këmbën e djathtë.

Këtë e bëri të ditur të premten trajneri i Al Nassr, Jorge Jesus. Ronaldo është pjesë e kësaj skuadre arabe.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kapiteni i Portugalisë u lëndua fundjavën e kaluar në fitoren 3:1 ndaj Al Fayhas.

Al Nassr nuk ka treguar se kur pritet të kthehet superylli portugez.

“Në ndeshjen e fundit, Ronaldo u largua me lëndim muskulor. Pas testeve mjekësore, u bë e qartë që lëndimi është më serioz se që kemi shpresuar. Atij i duhet pushim dhe rikuperim. Cristiano do të udhëtojë për në Spanjë për trajtim, njëjtë si lojtarët e tjerë që ishin të lënduar”, ka thënë Jesus.

“Atij i duhet trajtim nga fizioterapisti personal. Shpresojmë se do të kthehet shpejtë për të ndihmuar ekipin”.

41-vjeçari shpreson të rikuperohet për miqësoret e Portugalisë, që zhvillohen më vonë këtë muaj.