Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ministri nxitës i Izraelit bën thirrje që “i gjithë Libani të digjet”

Itamar Ben-Gvir

Itamar Ben-Gvir

Foto: Associated Press

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ka deklaruar me shkrim se “i gjithë Libani duhet të digjet”. Të njëjtën deklaratë e pati bërë edhe për Teheranin rreth dy javë më parë. 

Në deklaratën e fundit të një serie deklaratash nxitëse të tij, Ben-Gvir ka deklaruar se i kishte thënë kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se “për çdo lot të një nëne izraelite, një mijë nëna libaneze duhet të qajnë”. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Me gjithë respektin për amerikanët, Izraeli duhet ta bëjë të qartë për botës se gjaku i djemve tanë dhe siguria e qytetarëve tanë nuk janë për diskutim. I gjithë Libani duhet të digjet”, ka shkruar ai në X. 

Ben-Gvir ka histori të gjatë komentesh dhe veprimesh nxitëse, veçanërisht kundër arabëve. Ai shkaktoi zemërim diplomatik muajin e kaluar pasi ndau pamje të forcave të sigurisë izraelite që abuzonin me aktivistët ndërkombëtarë. Ai u pa nëpër video duke u tallur me të burgosur palestinezë. 

Ai zëshëm ka lobuar pro luftës në Gaza dhe kundër ndonjë marrëveshjeje paqeje. Madje më 2025 pati paraqitur një letër dorëheqjeje si shenjë proteste ndaj marrëveshjes së armëpushimit atëkohë. 

Megjithatë, asnjëherë asnjë masë apo vendim kundër sjelljeve të tij nxitëse nuk është marrë nga qeveria izraelite apo bashkësia ndërkombëtare.