Mbrojtësi i Shqipërisë, Ardian Ismajli, është detyruar ta lëshoj para kohe fushën në ndeshjen që skuadra e tij Torino e humbi të hënën mbrëma nga Parma me rezultat 2:1. Ai u zëvendësua në minutën e 77-të për shkak të lëndimit. Mediumet në Itali kanë raportuar se Ismajli ka lënduar muskulin e këmbës së djathtë.
“Qendërmbrojtësi shqiptar ka kërkuar zëvendësimin për shkak të një problemi në kofshë. Gjendja e tij duhet të shikohet përpara ndeshjes me Lazion”, shkruan sajti i afërt me klubin e Torinos “toronews.net”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë ndeshjen ndaj Parmas nga minuta e parë luajti edhe mesfushori i Shqipërisë, Kristjan Asllani. Ai u zëvendësua gjashtë minuta para se Ismajli të lëndohej.