Futboll

Lëndohet gjyqtari, Vardy merr bilbilin dhe ndal lojën

Jamie Vardy

Jamie Vardy është dashur të afrohet te gjyqtari kryesor i ndeshjes David Webb, ta marrë bilbilin dhe ta ndalë lojën në ndeshjen e Premier Leagues, Leicester City – Southampton.

Gjyqtari kryesor i ndeshjes Webb u përplas në minutën e 24-t me yllin e “dhelprave”, Jordan Ayeëin, në ndeshjen që po luhet në “King Power Stadium” të shtunën.

Ndeshja vazhdoi fillimisht, por Vardy u afrua, e mori bilbilin e gjyqtarit dhe vërshëlleu për ndaljen e lojës.

Webb mbeti i shtrirë në fushë deri sa i erdhi ndihma mjekësore.

Ndeshja nisi pas nëntë minutash, ndërsa Webb u zëvendësua nga gjyqtari i katërt, Sam Barrot.

VIDEO:

Vardy e shënoi golin për 1:0 në minutën e 17-të. Legjenda e Leicester Cityt, Vardy, njoftoi për largimin nga skuadra në fund të sezonit.

Jordan Ayew e shënoi golin për 2:0 në minutën e 44-t.