Futboll

Lensi fiton derbin ndaj Monacos

Lensit

Skuadra e Lensit e ka fituar derbin ndaj Monacos si mysafir me rezultatin, 4:1. 

Ndeshja i takoi xhiros së 12-të të Ligue 1 të Francës. 

Dy gola për Lensin i shënoi Wesley Said, kurse nga një e shënuan Odsonne Edouard dhe Mamadou Sangare. 

Golin e vetëm për Monacon e shënoi Folarin Balogun. 

Balogun u ndëshkua edhe me karton të kuq. 

Lensi ka 25 pikë dhe përkohësisht është ngritur në pozitën e dytë. 

Monaco ka pesë pikë më pak dhe ka rënë në vendin e gjashtë.