Mbrojtësi Giovanni Leoni do të jetë jashtë fushës për një vit dhe nuk do të mund ta ndihmojë Liverpoolin pas lëndimit të rëndë në ligamentin kryqëzor të gjurit, ka thënë të premten trajneri Arne Slot.
18-vjeçari pësoi lëndim të rëndë në debutimin kundër Southamptonit të martën mbrëma, në ndeshjen e raundit të tretë të “Carabao Cup”.
Ai iu bashkua “të kuqve” në muajin gusht nga Parma për 26 milionë funte.
“Ai nuk është në situatë të mirë për shkak se ka lëndim në ligamentin kryqëzor, që do të thotë se do të mungojë një vit”, ka thënë Slot.