Futboll

Leverkuseni shkon në 42 ndeshje pa humbje

Bayer Leverkusen - Europa League

Bilanci i Bayer Leverkusenit pa disfatë tani është 42 ndeshje rresht. 

Fitoren e 37-të në këtë ecuri fantastike, skuadra e drejtuar nga trajneri spanjoll, Xabi Alonso, e shënoi të enjten mbrëma ndaj West Ham Unitedit. 

Leverkuseni ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Evropës, e fitoi me rezultatin 2:0. 

Golat e fitores u shënuan nga sulmuesi Jonas Hoffman, në minutën e 83-të, si dhe Victor Boniface në minutën e parë të kohës shtesë. 

Granit Xhaka, udhëhoqi mesfushën e Leverkusenit edhe në këtë ballafaqim. Ai e kompletoi ndeshjen. 
West Hamit i duhet punë e madhe në ndeshjen kthyese pas një jave për ta eliminuar skuadrën gjermane. 

Leverkuseni është afër që ta fitojë titullin e parë në Bundesligë dhe Kupën e Gjermanisë për herën e dytë në histori.