Bayer Leverkuseni e ka vazhduar kontratën me sulmuesin çek, Patrik Schick.
29-vjeçari ka firmosur kontratë të vlefshme deri në vitin 2030. Kontrata e kaluar e lojtarit të rëndësishëm të Leverkusenit ishte e vlefshme deri në vitin 2027.
Nga nënkampioni gjerman janë larguar shumë lojtarë të rëndësishëm gjatë verës. Rrjedhimisht vazhdimi me Schickun vlerësohet shumë i rëndësishëm për Bayer 04.