Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Liga e Kampionëve në “Championship”, është e mundur me Forestin

Nottingham Forest

Ndeshje të kategorisë së dytë angleze, Championship, të shtunën, ndeshje të Ligës së Kampionëve të martën!

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Derisa Nottingham Foresti shijon lavdinë e fitores së të enjtes ndaj Portos në çerekfinale të Ligës së Evropës, pozita e skuadrës në Premier League do të thotë se e ardhmja afatshkurtër dhe afatmesme mbetet disi e komplikuar.

Fitorja 1:0 të enjten, për rezultatin 2:1 pas dy ndeshjeve, do të thotë se Foresti do të luajë kundër Aston Villas në gjysmëfinalen e parë evropiane pas 42 vjetësh.

Fituesi i përballjes angleze do të shkojë në Stamboll për finalen e 20 majit dhe do të jetë favorit i madh kundër Freiburgut apo Bragas, që përballen në gjysmëfinalen tjetër.

Dhe fitorja në Turqi jo vetëm që siguron trofe, por edhe vend në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm.

Megjithatë, para finales eventuale, Nottinghami përballet me ndeshje të rëndësishme në Premier League kundër Burnleyt dhe Sunderlandit. Nëse rezultatet në ato ndeshje dhe në disa ndeshje të tjera shkojnë kundër Forestit, kjo skuadër mund të jetë në zonën e rënies kur të vijnë përballjet evropiane me Villan.

Pavarësisht se është në serinë më të mirë pa humbje në gjithë edicionin, pyetja mbetet se a mund Nottingham Foresti të përfundojë duke luajtur me skuadra si Bristol City dhe Real Madridi në të njëjtën javë, edicionin e ardhshëm.

Triumfi në Ligën e Evropës ishte synim i Forestit në fillim të edicionit, pasi klubi shpenzoi rreth 180 milionë funte në lojtarë të rinj.

Pronari Evangelo Marinakis ka synuar pozitë më të mirë se vendi i shtatë i edicionit të kaluar. Foresti mbeti jashtë zonës Champions në xhiron e fundit.

Dhe tani mbetja në Premier League mund të jetë prioritet.

“Klubi më ka thënë që prioritet është ta mbajmë skuadrën në Premier League. Pajtohem. Për tifozët, për të gjithë, për klubin, është katastrofë nëse shkojmë në Championship. Po garojmë me West Hamin, Tottenhamin dhe Leedsin dhe nuk është e lehtë të garohet me këto klube. Nëse nuk jemi në Premier League do të jetë katastrofë dhe nuk dua të jem përgjegjës për një katastrofë të tillë”, ka thënë trajneri Vitor Pereira.

“Natyrisht që dua ta fitojmë Ligën e Evropës. E kam fituar këtë si asistent i trajnerit. Tani dua ta fitoj si kryetrajner. Dua ta mbaj klubin në Premier League dhe të luftojmë për finale evropiane”, ka shtuar Pereira.

Edhe në të kaluarën ka pasur skuadra të kategorisë së dytë që kanë luajtur futboll evropian. Por paraqitja në Championship dhe Champions megjithatë do të ishte diçka që pakkush e mendon.