Liria ka fituar thellë në udhëtim te Dinamo e Ferizajt. Skuadra e udhëhequr nga trajneri Ismet Munishi fitoi 5:1 në stadiumin e qytetit në Ferizaj dhe të pesë golat i realizoi në pjesën e parë.
Me fitore, e ka siguruar barazhin e Ligës së Parë, për inkuadrim në Superligë dhe do të luajë pikërisht ndaj Dinamos.
Liria me fitore doli në pozitën e tretë me 71 pikë pas 34 xhirove, sa kishte edhe Dinamo që përfundoi në pozitën e katërt. Liria i ka ndeshjet e ndërsjella më të suksesshme se Dinamo dhe për këtë arsye doli para.
Prapa Dinamos mbeti Vëllaznimi me 70 pikë, pas humbjes në shtëpi nga Vushtrria, në xhiron e fundit të kampionatit.
Golat në fitoren e Lirisë i shënuan dy Dijar Nikqi, dhe nga një Muhamed Useini, Albion Kurtaj e Vigan Ademi.
Dinamo nga minuta e 59-të mbeti pa mesfushorin Frederick Kesse, që u përjashtua me të kuq pasi e goditi në fytyrë kapitenin e Lirisë, Kurtajn, në tentim për ta larguar një top në vijën anësore.
Edhe
Dinamo në epërsi ndaj Lirisë
Golin e vetëm për Dinamon e shënoi Enhar Cakolli, në minutën e 86-të.
Liria e Prizrenit nga elita e futbollit kosovar ra në edicionin 2023/24. Synon të kthehet pas dy vjetësh, ndërsa Dinamo nuk ka luajtur në Superligën e Kosovës.