Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Bayern Muncheni e pret Real Madridin sonte nga ora 21:00 në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Ligës së Kampionëve. Ndeshjen e parë në Madrid, Bayerni e fitoi 2:1. Në ndeshjen tjetër Arsenali përballet në Londër me Sportingun e Lisbonës. Ndeshjen e parë Arsenali e fitoi 1:0.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tjetër gol në “Allianz Arena”

4 min. më parë / 15 pri 2026 21:40
Harry Kane

Photo: Associated Press

Tjetër gol u shënua në “Allianz Arena”. 

Harry Kane ka barazuar rezultatin në minutën e 38-të. 

Dayot Upamecano depërtoi mirë në mesfushë dhe asistoi për kapitenin e Anglisë. 
Dhe Kane me gjuajtje të saktë nga zona realizoi për mrekulli në portën e Luninit për 2:2. 
Ishte goli i 12-të për Kanen në këtë edicion të Championsit.

35 minuta lojë në “Emirates” ende pa gola

8 min. më parë / 15 pri 2026 21:37
arsenal - sporting

Janë zhvilluar 35 minuta lojë në stadiumin “Emirates” në Londër mes Arsenalit dhe Sportingut. 
Por, gola ende nuk janë realizuar. 

Nga ndeshja e parë, Arsenali ka epërsi 1:0.  Në 35 minutat e para të ndeshjes, Arsenali ka regjistruar 16 sulme, ndërsa Sportingu 11-të. 
Saktësinë e pasimeve të dyja ekipet e kanë nga 90%.  172 pasime i ka kompletuar Arsenali, ndërsa Sportingu 139-të.

Bayerni u ndëshkua në momentet më të mira

10 min. më parë / 15 pri 2026 21:35
Bayern

Bayern Munichu pasi e barazoi rezultatin në 1:1 kishte disa mundësi të mira shënimi. E rriti ritmin e lojës por nuk shënoi. 

I realizoi plot 18 sulme. 

Por pësoi gol nga mjeshtëria e Gulerit nga gjuajtja e lirë. Tani po zhvillohet minuta e 32-të.

Reali përsëri në epërsi, sërish supergol nga Guler

12 min. më parë / 15 pri 2026 21:33
Arda Guler

Photo: Associated Press

Arda Guler ka shënuar tjetër supergol në portën e Bayern Munichut. 

Guler në minutën e 29-të realizoi direkt nga gjuajtja e lirë dhe Real Madridi është në epërsi 2:1 ndaj Bayern Munichut në “Allianz Arena”. 

Rezultati i përgjithshëm është 3:3 aktualisht.

 

https://www.reddit.com/r/soccer/comments/1smgcwv/bayern_munich_12_real_madrid_arda_güler_freekick/?utm_source=share&utm_medium=web3x&utm_name=web3xcss&utm_term=1&utm_content=share_button

Barazohet rezultati në “Allianz Arena”

35 min. më parë / 15 pri 2026 21:09
Bayern

Photo: Associated Press

Bayern Munichu ka barazuar rezultatin menjëherë në “Allianz Arena” ndaj Real Madridit. 

Mesfushori Aleksandar Pavloviq shënoi pas harkimit të Joshua Kimmichut.

Guler shfrytëzon gabimin e Neuerit, Reali në epërsi

40 min. më parë / 15 pri 2026 21:05
Arda Guler

Photo: Associated Press

Arda Guler ka shënuar që në sekondën e 34-t të ndeshjes ndaj Bayern Munichut. 

Guler ia dha epërsinë Real Madridit me gol nga distanca. 

Manuel Neuer ishte larg nga porta pas gabimit në pasim. Këtë e shfrytëzoi futbollisti turk.

 

 

Publikohen formacionet për ndeshjen Arsenal – Sporting

1 o. më parë / 15 pri 2026 19:51
sporting-arsenal

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes kthyese të çerekfinales mes Arsenalit dhe Sportingut të Lisbonës. 

Ndeshja e parë në Portugali u mbyll me fitoren 1:0 të Arsenalit.

Formacioni i Arsenalit: 
Raya, Saliba, Mosquera, Hincapie, Gabriel, Eze, Martinelli, Gyokeres, Madueke, Zubimendi, Rice

Formacioni i Sportingut: 
Rui Silva, Morita, Pedro Gonçalves, Catamo, Francisco Trincao, Araujo, Gonçalo Inacio, Diomande, Hjulmand, Eduardo Quaresma, Suarez

 

 

Publikohen formacionet për ndeshjen Bayern Munich – Real Madrid

2 o. më parë / 15 pri 2026 19:31
Vinicius Jr

Vinicius Jr

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes kthyese të çerekfinales mes Bayern Munichut dhe Real Madridit. 

Ndeshja e parë në stadiumin “Santiago Bernabeu” u mbyll 2:1 në të mirë të bavarezëve.

Formacioni i Bayern Munichut: 
Neuer, Upamecano, Tah, Kimmich, Gnabry, Kane, Luis Diaz, Olise, Laimer, Stanishiq, Pavloviq

Formacioni i Real Madridit: 
Lunin, Eder Militao, Bellingham, Vinicius Junior, Valverde, Mbappe, Alexander-Arnold, Arda Guler, Brahim Diaz, Rudiger, Mendy