Francesco Acerbi shënoi gol në minutën e 93-të për të siguruar vazhdimet për Interin në ndeshjen ndaj Barcelonës. Më pas në minutën e 99-të realizoi Davide Frattesi për fitoren e madhe të ekipit italian dhe për kualifikim në finale të Ligës së Kampionëve.
Të martën mbrëma në “Giuseppe Meazza”, Interi fitoi 4:3 ndaj Barcelonës në ndeshjen e dytë gjysmëfinale. Ndeshja e parë në Barcelonë kishte përfunduar 3:3.
Ishte vlerësuar se dramë më të madhe se në ndeshjen e parë vështirë se mund të ketë. Por edhe më dramatike ishte ndeshja në shtëpinë e Interit.
Skuadra italiane kaloi në epërsi 1:0 në minutën e 21-të. Lautaro Martinez, që ishte shumë në dyshim për shkak të një lëndimi, realizoi golin.
Në fund të pjesës së parë Lautaro nxori penallti, që u dha pas rishikimit të sistemit VAR. I saktë nga pika e bardhë ishte Hakan Çalhanoglu në minutën e parë shtesë.
Me rezultatin 2:0 në të mirë të Interit përfundoi pjesa e parë. Dukej se Interi po hapte rrugën drejt finales.
Por Barça bëri kthim të jashtëzakonshëm në pjesën e dytë. Eric Garcia shënoi për të ngushtuar rezultatin në 2:1 në minutën e 54-t. Për 2:2 realizoi Dani Olmo menjëherë në minutën e 60-të. Ndërkohë golin për 3:2 në të mirë të Barcelonës e shënoi Raphinha në minutën e 87-të.
Kështu Barça ishte në pozitë ideale për të kaluar në finale. I duhej ta mbante epërsinë për pak minuta. Por Acerbi shënoi për barazim 3:3, në minutën e tretë shtesë, e më pas në vazhdime Frattesi shënoi golin e kualifikimit.
Në pjesën e dytë Interin në dy raste e shpëtoi portieri zviceran, Yann Sommer. Ndërkohë portieri me përvojë pati të paktën edhe një pritje vendimtare në vazhdimet nga 15 minuta.
Interi kthehet në finale të Championsit pas dy vjetësh. Në vitin 2023 ishte mposhtur nga Manchester City. Trofeun evropian së fundi e kishte fituar në vitin 2010, ndërsa klubi më i mirë kontinental ishte edhe në vitet 1964 e 1965. Në finale u mposht edhe në vitet 1967 e 1972.
Ndërkohë vazhdon pritja e Barcelonës për kthim në finale. Së fundi është paraqitur para një dekade. Në vitin 2015 e kishte fituar trofeun e pestë dhe të fundit deri më tani evropian. Ka edhe tri finale të humbura.
Në finale, Interi takohet me fituesin e ndeshjes PSG – Arsenali. Parisi e fitoi 1:0 ndeshjen e parë. Finalja është më 31 maj në Munih.
Në fakt Interi llogaritej autsajder i plotë përballë Barçës. Por Simone Inzaghi dëshmoi që është trajner i nivelit më të lartë, ndërsa lojtarët e Interit dëshmuan se përvoja është shumë e rëndësishme në garën elitare evropiane.
Më i miri i ndeshjes, ai që pritej
Ashtu si pritej, portieri Yann Sommer është shpallur më i miri i ndeshjes mes Interit dhe Barcelonës.
Sommer i pranoi tre gola, por ndihmoi kualifikimin e Interit në finale me të paktën tri pritje vendimtare.
Zvicerani i kishte plot shtatë pritje, ndërsa i vrapoi 6,4 kilometra, ndonëse ishte në portë. Dhe paneli i ekspertëve të UEFA-s e shpalli më të mirin e ndeshjes.
“Ai e mbajti Interin në lojë me disa pritje magjike intuitive. Ia mohoi Yamalit disa herë golin për ta ndihmuar Interin që të kalojë në finale. Intervenime vendimtare në momentet kryesore nga portieri i përfaqësueses së Zvicrës”, kanë vlerësuar ekspertët e UEFA-s për Sommerin.
Inteeeeeeer
Tashmë në epërsi 4:3 është Interi.
Davide Frattesi shënoi në minutën e 99-të.
VIDEO:
GOL!!! GOOOOLLLLLL DE FRATTESI
— MT2 (@madrid_total2) May 6, 2025
INTER 4-3 BARCELONA #ChampionsLeague
VAMOSSSSSS
pic.twitter.com/fXLcdwfVLf
Shkon në vazhdime superndeshja Inter – Barcelona
Me rezultatin 3:3 ka përfunduar koha e rregullt e ndeshjes Inter – Barcelona. Rezultat i njëjtë ishte edhe në ndeshjen e parë.
Dhe kështu do të luhen vazhdimet nga 15 minuta për të përcaktuar finalistin e parë të Championsit.
S’ndalet drama, barazon Interi
Interi ka barazuar në 3:3 ndaj Barcelonës.
Realizator është Acerbi në minutën e 93-të.
3:3 përfundoi edhe ndeshja e parë.
VIDEO:
GOL DE ACERBI!!!
— MT2 (@madrid_total2) May 6, 2025
INTER 3-3 BARCELONA
NO ME LO CREO, VAMOS HDP VAMOS!!!! #ChampionsLeague
pic.twitter.com/YyudbEWFUl
Rikthim i çmendur, Barça në epërsi
Barcelona ka kaluar në epërsi 3:2 ndaj Interit.
Golin e tretë e shënoi Raphinha në minutën e 88-të.
VIDEO:
🚨🇪🇺 GOAL | Inter 2-3 Barcelona | Raphinha
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) May 6, 2025
RAPHINHA HAS GIVEN BARCELONA THE LEAD IN THE 87TH MINUTE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! COMEBACK COMPLETED !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/DopvdcXbG9
Dramë e vërtetë, barazon Barcelona
Barcelona ka barazuar në 2:2 rezultatin në ndeshjen ndaj Interit. Dani Olmo shënoi golin e dytë për Barçën në minutën e 60-të.
VIDEO:
GOL DE DANI OLMO CONTRA EL INTER Y LO EMPATAMOS pic.twitter.com/mVZoD0pbLA
Barça ngushton rezultatin
Barcelona ka ngushtuar rezultatin në ndeshjen ndaj Interit.
Për 2:1 shënoi Eric Garcia në minutën e 54-t.
VIDEO:
⚽️ GOAL: Eric Garcia
🇪🇺 Inter 2-1 Barcelonapic.twitter.com/SgMK38HWHO
Barcelona drejt eliminimit, Interi shënon edhe golin e dytë
Barcelona po shkon drejt eliminimit në gjysmëfinale të Championsit.
Interi po udhëheq 2:0 në ndeshjen e dytë. Penalltinë që e siguroi Lautaro Martinez, në gol e shndërroi Hakan Çalhanoglu në minutën e 45-të.
Penalltia u dha pas rishikimit të VAR-it.
Martinez e shënoi golin e parë në minutën e 21-të.
VIDEO:
CALHANOGLU MAKES IT 2-0 TO INTER pic.twitter.com/EhOefVUeSG
— WolfRMFC (@WolfRMFC) May 6, 2025
Interi në epërsi
Interi ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Barcelona. Lautaro Martinez shënoi në minutën e 21-të.
VIDEO:
Lautaro Martinez 📍pic.twitter.com/qCgpapd1tw
Lautaro titullar, Lewandowski në bankën rezervë
Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka vendosur të aktivizojë si titullar Lautaro Martinezin dhe Federico Dimarcon, ndërsa Robert Lewandowski është në bankën e rezervistëve.
Ndeshja kthyese gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve zhvillohet sonte në “Giuseppe Meazza” dhe nis në ora 21:00.
Ndeshja e parë në Barcelonë ishte e zjarrtë, ndërsa përfundoi baras, 3:3. E zjarrtë pritet të jetë edhe ndeshja në Milano.
Formacioni i Interit: Sommer, Bisseck, Acerbi, Bastoni, Dumfries, Barella, Çanhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco, Lautaro Martinez, Thuram.
Formacioni i Barcelonës: Szczesny, Eric Garcia, Cubarsi, Ingo Martinez, Martin, De Jong, Pedri, Olmo, Raphinha, Yamal, Torres.