Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

PSG-ja me hap të madh drejt çerekfinales

6 min. më parë / 11 mar 2026 22:56
PSG

Chelsea barazoi dy herë ndaj PSG-së, por në fund fituesi në fuqi i Championsit triumfoi me tre gola dallim.

Të mërkurën mbrëma në “Parkun e Princave”, Paris Saint-Germaini e fitoi 5:2 ndeshjen e parë të një të tetës së finales.

Epërsia prej tri golave është e madhe, por Chelsea shpreson të kthehet në ndeshjen e javës së ardhshme në shtëpi.

Bradley Barcola shënoi për 1:0 në të mirë të Parisit në minutën e 10-të. Malo Gusto barazoi në 1:1 në minutën e 28-të.

Për 2:1 në të mirë të Parisit shënoi Ousmane Dembele në minutën e 40-të.
Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Enzo Fernandez shënoi për 2:2 në minutën e 57-të, kurse tjetër avantazh për francezët siguroi Vitinha. Ai shënoi për 3:2 në minutën e 74-t. Khvicha Kvaratskhelia e shënoi për 4:2 në minutën e 86-të. Kvara e shënoi edhe golin e fundit, që mund të jetë vendimtarë, në minutën e katërt shtesë.

Bodo/Glimti vazhdon rrugëtimin përrallor

7 min. më parë / 11 mar 2026 22:55
Bodo/Glimt

Sportingu është skuadra e radhës e njohur evropiane që është “dorëzuar” përballë Bodo/Glimtit.
Në Bodo, qytetin e ftohtë në Norvegji, skuadra nga ky vend fitoi 3:0 në ndeshjen e parë të një të tetës së finales në Champions.

Dhe Bodo/Glimti është në rrugë të mirë për kualifikim në çerekfinale të garës elitare për klube të futbollit.

Sonder Burnstad Fet shënoi golin e parë për norvegjezët. Ai realizoi nga pika e bardhë në minutën e 32-të.

Për 2:0 shënoi Ole Didrik Blomberg në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.
Ndërkohë Kasper Hogh shënoi golin e tretë për Bodo/Glimtin në minutën e 71-të.

Real Madridi “shkel” Cityn, Valverde i pandalshëm

9 min. më parë / 11 mar 2026 22:52
Real Madrid

Real Madridi po përballet me mungesa të shumta, por ka dëshmuar pse është klubi bindshëm më i suksesshëm në Ligën e Kampionëve.

Të mërkurën mbrëma në “Santiago Bernabeu”, skuadra mbretërore fitoi bindshëm, 3:0, ndaj Manchester Cityt.

Në ndeshjen e parë të një të tetës së finales së Championsit i pandalshëm ishte mesfushori uruguajas, Federico Valverde.

Ai realizoi “hat-trick” për fitoren e mahnitshme të madrilenëve.

Valverde shënoi për 1:0 në minutën e 20-të, ndërsa për 2:0 në minutën e 27-të. Golin e dytë e realizoi me asistim të Vinicius jr. Në minutën e 42-të, 27-vjeçari Valverde e kompletoi tregolshin impresiv. Brahim Diaz ishte realizator.

Pjesa e dytë ishte po ashtu shumë e mirë. Në minutën e 56-të, Vinicius Junior siguroi penallti, duke u ndalur në zonë në mënyrë të palejuar nga Gianluigi Donnarumma. Kjo dyshe u përballë në gjuajtjen nga pika e bardhë, ndërsa portieri italian ndali goditjen e yllit brazilian.

Më pas raste kanë pasur të dy skuadrat, por shifrat nuk kanë ndryshuar. Me pritje vendimtare u dallua edhe portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois.

City do ta kërkojë rikthimin në ndeshjen në Manchester të martën e ardhshme, por Real Madridi ka bërë hap gjigant drejt çerekfinales.

Edhe një gol nga Parisi

15 min. më parë / 11 mar 2026 22:47
PSG

Photo: Associated Press

PSG ka shënuar për 4:2 në ndeshjen ndaj Chelseat. 

Khivcha Kvaratskhelia realizoi në minutën e 86-të.
 

Vitinha kthen epërsinë e parisienëve

26 min. më parë / 11 mar 2026 22:35
Vitinha

PSG po udhëheqë 3:2 ndaj Chelseat.

Vitinha e shënoi golin e tretë për skuadrën parisiene në minutën e 74-t.

 

Bodo/Glimti vazhdon rrugëtimin përrallor, shënon golin e tretë

27 min. më parë / 11 mar 2026 22:34
Bodo

Bodo/Glimti po e shënon edhe një fitore në Champions.

Skuadra pak e njohur norvegjeze tashmë po udhëheqë 3:0 ndaj Sportingut. Jens Hauge realizoi në minutën e 71-të.

 

Goli

 

Barazon Chelsea

44 min. më parë / 11 mar 2026 22:18
CHELSEA

Chelsea ka barazuar për herë të dytë në ndeshjen ndaj PSG-së.

Enzo Fernandez shënoi për 2:2 në minutën e 57-të.

 

Donnarumma pret penalltinë e Vini Jr

45 min. më parë / 11 mar 2026 22:16
Gianluigi Donarumma

Photo: Associated Press

Gianluigi Donnarumma ka ndalur penalltinë që e bëri vet. 

Vini Jr gjuajti nga pika e bardhë, ndërsa italiani ndali gjuajtjen e tij.

 

Penallti për Real Madridin

47 min. më parë / 11 mar 2026 22:15
Vincius

Real Madridi ka fituar penallti në ndeshjen ndaj Manchester Cityt.

Vini Jr është ndalur në zonë në mënyrë të palejuar në minutën e 56-të.

Bodo/Glimti e mbyll pjesën e parë me dy gola epërsi

1 o. më parë / 11 mar 2026 21:53
Bodo

Bodo/Glimti norvegjez ka shkëlqyer në pjesën e parë ndaj Sportingut portugez dhe është duke fituar 2:0. 

Sondre Fet në minutën e 32-të shënoi për 1:0 nga penalltia, ndërsa në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, për 2:0 realizoi edhe Ole Blomberg.

Mbyllet pjesa e parë në “Bernabeu”, Reali dominues

1 o. më parë / 11 mar 2026 21:51
Real Madrid

Photo: Associated Press

Real Madridi ka dominuar në pjesën e parë ndaj Manchester Cityt. 

Në paraqitjen e 76-të në Ligën e Kampionëve, kapiteni uruguaian Federico Valverde, ka shkëlqyer duke shënuar “hat-trick”. 

Reali është duke fituar 3:0.  Valverde realizoi në minutat 20, 27 dhe 42. 

Cityn e pret punë e vështirë për t’u kthyer në lojë.

PSG-ja në epërsi ndaj Chelseat pas pjesës së parë

1 o. më parë / 11 mar 2026 21:52
PSG

Photo: Associated Press

Ndeshje shumë e fortë është duke u zhvilluar në “Parkun e Princave”, mes PSG-së dhe Chelseat. 

Kampioni në fuqi i Evropës, Paris Saint-Germaini, është duke fituar 2:1 pas pjesës së parë. 

Bradley Barcola shënoi për 1:0 në minutën e 10-të, ndërsa Malo Gusto i barazoi shifrat në minutën e 28-të. 

Pas një kundërsulmi të shpejtë, për parisienët realizoi edhe Ousmane Dembele, në minutën e 40-të.

Valverde kompleton “hat-trickun”, Reali po e “shkel” Cityn

1 o. më parë / 11 mar 2026 21:47
Federico Valverde

Federico Valverde ka vazhduar me paraqitje të shkëlqyer dhe e ka shënuar golin e tretë në portën e Manchester Cityt. 

Ai e kompletoi “hat-trickun” në minutën e 42-të. 

U asistua nga Brahim Diaz dhe më pas e dënoi sërish portierin Gianluigi Donnarumma. 
Real Madridi është duke fituar 3:0. 

Për Valverden është paraqitja e 76-të në Ligën e Kampionëve.

PSG-ja kthen epërsinë e një goli

1 o. më parë / 11 mar 2026 21:46
PSG

Photo: Associated Press

Paris Saint-Germaini e ka kthyer epërsinë e një goli ndaj Chelseat. 

Për 2:1 ka shënuar fituesi i “Topit të Artë”, Ousmane Dembele, pesë minuta para fundit të pjesës së parë.

Bodo/Glimti vazhdon paraqitjet impresive

1 o. më parë / 11 mar 2026 21:35
Bodo

Photo: Associated Press

Pas avancimit historik në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, Bodo/Glimti ka vazhduar me paraqitje impresive. 

Tani është duke fituar 1:0 ndaj Sportingut të Lisbonës, në ndeshjen e parë të një të tetës së finales së Ligës së Kampionëve. 

Mesfushori Sondre Fet shënoi për 1:0 nga penalltia e minutës së 32-të.

 

Goli:

 

 

Chelsea barazon rezultatin

1 o. më parë / 11 mar 2026 21:32
Chelsea

Chelsea e ka barazuar rezultatin në duelin e vështirë ndaj Paris Saint-Germainit. 

Malo Gusto shënoi për 1:1 në minutën e 28-të, me asistim të Enzo Fernandezit.

 

GOLI


 

I jashtëzakonshmi Valverde shënon tjetër gol

1 o. më parë / 11 mar 2026 21:30
Valverde

Photo: Associated Press

Federico Valverde ka shënuar tjetër gol të bukur. 

Kapiteni kësaj radhe pranoi topin afër zonës dhe me të majtën shënoi supergol.  Reali po udhëheqë 2:0 ndaj Manchester Cityt. 

Goli i dytë u shënua në minutën e 27-të.


 

Real Madridi në epërsi pas superaksionit të ndërtuar

1 o. më parë / 11 mar 2026 21:24
Real Madrid

Photo: Associated Press

Një pasim i Thibaut Courtoisit shkoi te Federico Valverde. 

Kapiteni uruguaian e ndali topi mirë, e kaloi portierin Gianluigi Donnrumma dhe shënoi për 1:0 në të mirë te Realit. 

Ndodhi kjo në minutën e 20-të të ndeshjes.
 

GOLI:

Gol në “Parkun e Princave”

1 o. më parë / 11 mar 2026 21:15
PSG _ Chelsea

Photo: Associated Press

Paris Saint-Germaini ka kaluar në epërsi ndaj Chelseat në ndeshjen e 1/8 së finales së Championsit. 
Chelsea është duke fituar 1:0. 

Bradley Barcola shënoi për 1:0 në minutën e 10-të.
 

Ritëm i lartë në Madrid, pa gola pas 10 minutash

1 o. më parë / 11 mar 2026 21:14
Real Madrid - Man. City

Photo: Associated Press

Ritëm shumë i lartë po luhet në ndeshjen e parë të 1/8 së finales mes Real Madridit dhe Manchester Cityt. 

Kjo ndeshje po zhvillohet në stadiumin “Santiago Bernabeu”. 

Rezultati pas 10 minutash është 0:0.