Monaco me vështirësi e mposht Bodo/Glimtin
Goli i shënuar nga Folarin Balogun e ka vendosur ndeshjen ndërmjet skuadrës Bodo/Glimt dhe Monacos.
Monaco fitoi me vështirësi 1:0, në kuadër të xhiros së katërt të fazës së ligës në “Champions”.
Balogun e shënoi golin e fitores për Monacon në minutën e 43-të.
Për klubin francez, Monaco, ishte fitorja e parë pas dy barazimeve dhe një humbjeje.
Bodo/Glimt ka dy barazime dhe dy humbje. Nuk di ende për fitore.
Bayerni shënon fitoren e 16-të rresht, feston në “Parkun e Princave”
Bayerni e ka vazhduar serinë impresive. Të martën mbrëma fitoi në “Parkun e Princave” në Paris, ndërsa mposhti fituesin në fuqi të Ligës së Kampionëve.
Kampioni gjerman fitoi 2:0. Ndeshja mes gjigantëve të futbollit evropian ishte e vlefshme për xhiron e katërt të Ligës së Kampionëve.
Sulmuesi kolumbian, Luis Diaz, ishte protagonist në këtë ndeshje të madhe të Championsit.
Ai shënoi për 1:0 në minutën e katërt dhe për 2:0 në minutën e 32-të. Por në minutat shtesë të pjesës së parë bëri ndërhyrje të pakujdesshme dhe të rrezikshme ndaj Achraf Hakimit. Hakimi la fushën për shkak të lëndimit, ndërsa Diazi për shkak të kartonit të kuq. Në fakt fillimisht lojtarit të Bayernit iu tregua kartoni i verdhë, por pas rishikimit të situatës në VAR, ai u ndëshkua me të kuq.
Parisienët kanë kërkuar barazimin në pjesën e dytë, por pa sukses. Ia dolën të ngushtojnë rezultatin në 2:1 në minutën e 74-t, kur shënoi Joao Neves.
Parisi e dërgoi topin në rrjetë edhe në minutën e 22-të. Por goli i Ousmane Dembeles u anulua pas rishikimit të VAR-it, për pozitë jashtë loje. Fituesi i Topit të Artë, Dembele, u largua nga fusha në minutën e 25-të për shkak të një lëndimi.
Bayerni, që ka nëntë fitore rresht në Bundesligë, është lider i fazës së ligës së Championsit me 12 pikë. 12 pikë i ka edhe Arsenali. Parisi ka pësuar humbjen e parë pas tri fitoreve rresht dhe ka rënë në vendin e tretë.
Fitorja e dytë për Atleticon në Champions
Atletico Madridi e ka shënuar fitoren e dytë këtë edicion në Ligën e Kampionëve.
Klubi spanjoll, Atletico, të martën mbrëma në kuadër të xhiros së katërt të fazës së ligës në “Champions” e mposhti me Royale Unionin me rezultatin, 3:1.
Julian Alvarez e kaloi në epërsi Atleticon në minutën e 39-të. Conor Gallagher në minutën e 72-të i dyfishoi shifrat.
Ndërsa tetë minuta më pas, Ross Sykes, e ngushtoi rezultatin në 2:1.
Për 3:1 shënoi Marcos Llorente në minutën e 96-të.
Atletico ka edhe dy humbje në “Champions”. Ndërkohë Royale Unioni ka një fitore dhe tri humbje.
Tottenhami e “shkatërron” Copenhagenin
Tottenham Hotspuri ka shënuar fitore të thellë 4:0 ndaj Copenhagenit të martën mbrëma.
Ndeshja i takoi xhiros së katërt të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Juve një gol e shënoi në pjesën e parë, kurse tre të tjerë në pjesën e dytë.
Brennan Johnson shënoi për 1:0 në minutën e 19-të.
Golin e dytë e shënoi Wilson Odobert në minutën e 51-të. Katër minuta më pas, realizatori i golit të parë, Johnson, u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Micky van de Ven shënoi për 3:0 në minutën e 64-t.
Tre minuta më pas, Joao Palhinha, e shënoi golin e fundit.
Për Tottenhamin ishte fitorja e dytë. Ka edhe dy barazime.
Ndërkohë për Copenhagenin ishte disfata e tretë, kurse ka edhe një barazim.
Liverpooli fiton top-ndeshjen e Championsit
Thibaut Courtois ka shfaqur formë të lartë, por megjithatë nuk ka mundur ta shpëtojë Real Madridin nga humbja.
Të martën mbrëma në “Anfield”, Real Madridi pësoi 1:0 nga Liverpooli. Kjo ndeshje i takoi xhiros së katërt të fazës së ligës në Champions. Në fakt është prej ndeshjeve kryesore të fazës së ligës në garën elitare evropiane.
Kampioni anglez ka dominuar sa u takon rasteve të krijuara, por portieri Courtois ishte i pakalueshëm. Liverpooli megjithatë e shënoi golin e fitores së madhe në minutën e 61-të. Pas krosimit të Dominik Szoboszlait, Alexis Mac Allister goditi fuqishëm me kokë për 1:0.
Shifrat më nuk ndryshuan, ndonëse madrilenët rritën presionin dhe kërkuan golin e barazimit deri në fund.
Madridi e ka pësuar humbjen e parë pas tri fitoreve rresht. Për Liverpoolin ishte fitorja e tretë. Me këtë fitore, skuadra e Arne Slot ka dhënë shenja të tjera që po e kalon krizën e thellë e mundoi muajin e kaluar.
Zhegrova aktivizohet, por Juventusi nuk fiton
Edon Zhegrova luajti prej minutës së 72-të për Juventusin, që megjithatë nuk shënoi fitore ndaj Sportingut.
Të martën mbrëma në Torino, Juventusi e Sportingu portugez luajtën 1:1 në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve.
Zhegrova u aktivizua pas një kohe të gjatë dhe kishte paraqitje solide. Ai nuk kishte luajtur që nga 13 tetori, kur ishte paraqitur për Kosovën. Për Juven së fundi kishte luajtur më 27 shtator.
Kur hyri Zhegrova, rezultati ishte 1:1. Dhe shifrat nuk ndryshuan.
Maximiliano Araujo shënoi për portugezët në minutën e 12-të. Dushan Vlahoviq e barazoi rezultatin në minutën e 34-t.
Juventusi i ka vetëm tri pikë. Ka tri barazime e një humbje.
Parisi shënon golin e parë
PSG-ja ka ngushtuar në 2:1 rezultatin në ndeshjen ndaj Bayernit.
Joao Neves shënoi golin e parë për parisienët në minutën e 74-t.
Zhegrova inkuadrohet ndaj Sportingut
Edon Zhegrova është inkuadruar në ndeshjen ndaj Sportingut të Lisbonës.
Juve aktualisht është duke barazuar 1:1 me Sportingun, kurse Zhegrova në lojë hyri në minutën e 72-të.
Liverpooli në epërsi ndaj Madridit
Liverpooli ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Real Madridit.
Alexis Mac Allister shënoi në minutën e 61-të.
Dominik Szoboszlai bëri asistimin. Mac Allister shënoi me goditje të fortë me kokë.
Diaz shënon dy gola dhe më pas përjashtohet
Sulmuesi nga Kolumbia, Luis Diaz, ka shkëlqyer në pjesën e parë të ndeshjes mes PSG-së dhe Bayernit. Por ka lënë Bayernin me dhjetë lojtarë për pjesën e dytë.
Diazi shënoi në minutën e katërt dhe në minutën e 32-të për epërsinë 2:0 të Bayernit. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në minutat shtesë të pjesës së parë Diazi bëri ndërhyrje të ashpër në Achraf Hakimin, që mbeti i lënduar dhe u zëvendësua.
Arbitri fillimisht e ndëshkoi me të verdhë Diazin. Por pas rishikimit të VAR-it ndërroi vendimin dhe e përjashtoi lojtarin e Bayernit me të kuq.
Ousmane Dembele dërgoi topin në rrjetë në minutën e 22-të, por goli u anulua pas rishikimit të VAR-it për pozitë jashtë loje.
Dembele la fushën në minutën e 25-të për shkak të një lëndimi.
Top-ndeshje në “Anfield”, por pa gola në pjesën e parë
Nuk janë shënuar gola në pjesën e parë të ndeshjes mes Liverpoolit e Real Madridit.
Të dy skuadrat kanë luajtur me tempo të lartë, ka pasur raste për vendasit por jo edhe gola.
Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois ka bërë disa pritje vendimtare. Ndali tri goditje të Szoboszlait.
Liverpooli ka kërkuar po ashtu penallti, por arbitri vlerësoi ndryshe pas rishikimit të situatës në VAR.
Bayerni udhëheq 2:0, sërish Diaz
Bayerni po udhëheq 2:0 ndaj PSG-së në “Parkun e Princave”.
Luis Diaz shënoi edhe në minutën e 32-të.
Bayerni në epërsi ndaj PSG-së
Luis Diaz e ka kaluar në epërsi Bayern Munchenin ndaj Paris Saint-Germainit.
Diaz golin e epërsisë e shënoi në minutën e katërt.
Kjo ndeshje i takon xhiros së katërt të fazës së ligës në “Champions”.