Shamrock Rovers dhe Ballkani përballen në takimin e kthimit në fazën e kualifikimit për Ligën e Konferencës. Klubi kosovar ka fituar ndeshjen e parë 1:0.

Ballkani drejt eliminimit, pëson edhe golin e katërt
Ballkani e ka pësuar një gol nga Shamrock Roversi.
Skuadra nga Suhareka është duke pësuar 4:0.
Golin e katërt për irlandezët e shënoi Graham Burke në minutën e 67-të.
Ballkani pëson edhe golin e tretë
Ballkani e ka pësuar edhe golin e tretë.
Golin për 3:0 për Shamrock Roversin e shënoi Joshua Honohan në minutën e 55-të.
Ballkani po pëson 2:0
Ballkani është duke pësuar disfatë 2:0 ndaj Shamrock Roversit, në ndeshjen kthyese të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Ndeshja po luhet në Dublin. Për skuadrën nga Irlanda të dy golat i shënoi Rory Gaffney, në minutën e parë shtesë të pjesës së parë dhe në minutën e 48-të.
Ballkani e kishte fituar 1:0 ndeshjen në Prishtinë javën e kaluar.
Ballkani në disavantazh pas pjesës së parë
Ballkani është në disavantazh 1:0 pas pjesës së parë në ndeshjen e kthimit në rundin e tretë kualifikues në Ligën e Konferencës, përballë Shamrock Roversit.
Rory Gaffney shënoi golin e epërsisë në minutën e 45-të.
Ballkani ka fituar ndeshjen e parë me rezultat 1:0.