Drita po luan në Bukuresht kundër Steauas, ndeshjen e parë të rrethin të tretë kualifikues të Ligës së Evropës.
Drita u bart në Ligën e Evropës pasi u eliminua nga Copenhageni në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
FCSB-në rumune e eliminoi Shkëndija e Tetovës.
Edhe gjysmë ore lojë, Drita po fiton 2:0 në Bukuresht
Kanë mbetur edhe 30 minuta deri në fund të ndeshjes ndërmjet FCSB-së dhe Dritës.
Kampionia e Kosovës në futboll ka epërsi të lart ndaj kampionit të Rumanisë. Është duke fituar 2:0 me golat e Veton Tushës në minutën e 7-të dhe Arb Manajt 50-të.
GOOOOOLLL, Drita shënon edhe goli ne dytë
Drita e ka shënuar edhe golin e dytë në ndeshjen ndaj FCSB-së. Golin për 2:0 e shënoi sulmuesi Arb Manaj në minutën e 49-të. Ai u asistua nga Blerim Kransiqi.
Goli u konfirmua pas rishikimit të situatës me VAR
Drita po fiton në Bukuresht ndaj FCSB-së
Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, e ka mbyllur me epërsi minimale 1:0 pjesën e parë të ndeshjes kundër kampionit të Rumanisë, FCSB. Ndeshja FCSB – Drita i takon raundit të tretë të Ligës së Evropës, ndërsa po luhet në Bukuresht. Ndeshja kthyese është pas një jave në Prishtinë.
Golin e vetëm gjatë 45 minutave të parë të ndeshjes e shënoi Veton Tusha në minutën e shtatë. Pesë minuta para golit të shënuar nga Tusha, Almir Ajzeraj pati rast për gol. Po gjuajta e tij përfundoi jashtë portës.
Një tjetër mundësi Drita krijoi edhe në minutën e 19-të nëpërmjet Vesel Limajt. Por gjuajtja e tij u bllokua. Më pas FCSB mori lojën në kontroll dhe rreshtoi rastet. Por rastet e krijuara në minutat 20’, 25, 30’, 34’ nuk u konkretizuan nga lojtarët e klubit rumun. Edhe gjuajtja e Tushës në minutën e 35-të u bllokua nga një lojtar i kampionit rumun.
Kjo ndeshje është duke u përcjellë nga rreth 15 mijë shikues.
35 minuta lojë, Drita ruan epërsinë
Kanë kaluar 35 minuta nga ndeshja e parë e raundit të tretë të Ligës së Evropës ndërmjet FCSB-së dhe Dritës.
Skuadra gjilanase është duke e ruajtur epërsinë e krijuar në minutën e shtatë.
Golin për 1:0 e shënoi Veton Tusha.
Në minutën e 19-të, Drita pati edhe një rast, por pa arritur të konkretizoj.
Më pas FCSB pati disa mundësi për të barazuar rezultatin në minutat 22’, 25’ e 34’.
Start i furishëm i Dritës, kalon në epërsi
Veton Tusha ka kaluar Dritën në epërsi ndaj FCSB-së në Bukuresht. Ai shënoi golin për 1:0 në minutën e shtatë.
Ndeshja FCSB – Drita i takon raundit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës.
VETON TUSHA GET IN! ⚽️
DRITA LEAD AGAINST FCSB! 🔵
pic.twitter.com/5EQlJ24SDc
Formacion sulmues i Dritës ndaj FCSB-së
Trajneri Zekirija Ramadani ka vendosur për formacion sulmues ndaj FCSB-së rumune, në ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës.
Në formacionin e trajnerit shkupjan në portë është Faton Maloku.
Mbrojtja përbëhet nga Raddy Ovouka, kapiteni Rron Broja, Egzon Bejtullai dhe Besnik Krasniqi. Broja do të luajë në qendër të mbrojtjes pas mungesës së Juan Camilo Mesas, i cili është i lënduar.
Në mesfushë do të luajnë Vesel Limaj dhe Albert Dabiqaj në qendër, ndërsa në krah, Almir Ajzeraj dhe Veton Tusha.
Sulmi përbëhet nga Arb Manaj dhe Blerim Krasniqi.
Dueli i parë i rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës luhet në “Arena Nationala” në Bukuresht.
Drita u bart në Ligën e Evropës pasi u eliminua nga Copenhageni në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
FCSB-në rumune e eliminoi Shkëndija e Tetovës.
