Malisheva i shkakton Ferizajt humbjen e katërt rresht
Ferizaj ka pësuar disfatën e katërt rresht në Superligën e Kosovës në futrboll. Pas humbjeve nga Ballkani, Dukagjini e Gjilani, Ferizaj të enjten pësoi disfatë edhe nga Malisheva me rezultat 3:1.
Ndeshja Malisheva – Ferizaj i takoi javës së gjashtë të elitës së futbollit kosovar.
Në fakt, Ferizaj kaloi në persi në minutën e 32-të me golin e shënuar nga Ardit Iljazi. Por festa e ferizajasve zgjati shkurt. Katër minuta më vonë, Malisheva barazoi rezultatin nëpërmjet Arlind Veliut, derisa fitoren e vulosën dy golat e shpejtë në pjesën e dytë. Në minutën e 50-të Assane Diatta shënoi për 2:1, derisa në minutën e 54-t, Altin Aliu vulosi fitoren e dytë për Malishevën në edicionin aktual të Superligës.
Malisheva zë vendin e gjashtë me shtatë pikë, kurse Ferizaj ka një pikë më pak në vendin e tetë.
Ballkani e mposht kampionen në Suharekë
Ballkani i Suharekës e ka mposhtur kampionen në fuqi të Kosovës, Dritën, në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Superligës.
Të enjten gjatë ditës në stadiumin e qytetit në Suharekë, Ballkani fitoi 2:0, me nga një gol në secilën pjesë.
Walid Hamidi e shënoi golin për 1:0 në minutënu e 39-të.
Hamidi u gjend më së miri në tollovinë e krijuar në zonën e portierit të Dritës, Faton Maloku, dhe me goditje të saktë realizoi për epërsinë e suharekasve.
Drita, që së shpejti nis rrugëtimin në fazën e ligës, në Ligën e Konferencës, realizoi gol tre minuta më vonë me sulmuesin Arb Manaj. Por, goli i tij u anulua pas rishikimit të situatës në VAR. Gjyqtari Visar Kastrati vlerëosi se sulmuesi shtatlartë bëri ndërhyrje të palejuar gjatë një dueli.
Për epërsinë 2:0 të Ballkanit në portën e vet gol gabimisht shënoi kapiteni Besnik Krasinqi. Krasniqi në minutën e 86-të, në tentim për ta larguar topin nga zona, e dërgoi atë prapa shpinës së portierit Maloku.
Ballkani i dyti ka 12 pikë, një më pak se Dukagjini lider, kurse Drita mbetet në vendin e nëntë, përkatësisht të parafundit, me pesë pikë.
E ka vetëm një fitore, dy barazime dhe dy humbje.
Dukagjini thellon krizën e Llapit
Dukagjini e ka mposhtur Llapin në kuadër të xhiros së gjashtë dhe e ka thelluar krizën te skuadra llapjane.
Skuadra e udhëhequr nga trajneri Ismet Munishi, fitoi të enjten gjatë ditës në stadiumin “18 Qershori” në Klinë me rezultatin 3:1 dhe ka dalë në vend të parë përkohësisht me 13 pikë. Llapi ndërkohë mbetet në vendin e fundit me tre pikë pas gjashtë xhirosh dhe është ende në kërkim të fitores.
Dukagjini ka katër fitore, një humbje e një barazim, derisa Llapi ka tri humbje e po aq barazime në fillim të kampanjës.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Axel Gnapit, në minutën e tetë.
Por ishte Dienit Isufi ai i cili fillimisht i barazoi shifrat në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë për 2:1 realizoi sulmuesi Altin Merlaku. Merlaku golin e epërsisë e shënoi në minutën e 61-të.
Golin e fundit në ndeshje e realizoi Iljasa Zulfiu, në minutën e 77-të.
Pas Ballkanit në vendin e dytë me një pikë më pak, përkatësisht 12 pikë, është Ballkani. Drenica e treta ka 11 pikë, ndërsa Prishtina e katërta, me një ndeshje më pak të luajtur, ka 10 pikë. Prishtina ballafaqohet me Prishtinën e re, në ndeshjen që nis në orën 20:15 në “Fadil Vokrri”.
Drenica shënon fitore me gol të sekondave të fundit
Një gabim i sekondave të fundit të ndeshjes, i ka kushtuar me humbje skuadrës së Gjilanit. Gabimin e një lojtari të Gjilanit e shfrytëzoi Genc Hamiti i cili shënoi golin e fitores për Drenicën. Drenica triumfoi 1:0.
Ai realizoi në portën e zbrazët duke ia siguruar fitoren e tretë nga gjashtë ndeshje skuadrës nga Skenderaj.
Ndeshja Gjilani – Drenica u zhvillua në fushën me bari artificial dhe i takoi xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në futboll.
Drenica është e treta me 11 pikë, kurse Gjilani me shtatë pikë në vendin e pestë.
Pjesa e parë e derbit i takon Ballkanit, baras në Klinë
Me golin e realizuar nga Walid Hamidi, skuadra e Ballkanit e ka mbyllur me epërsi pjesën e parë të ndeshjes derbi ndaj kampiones në fuqi, Dritës. Hamidi realizoi golin e vetëm në pjesën e parë në minutën e 39-të të ndeshjes që i takon xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në futboll. Ai u gjend më së miri në tollovinë e krijuar në zonën e portierit të Dritës, Faton Maloku, dhe me goditje të saktë shënoi për 1:0.
Arb Manaj i Dritës shënoi gol pas tre minutash. Por goli i tij u anulua. Pas rishikimit të situatës me VAR, u vlerësua se Manaj kishte bërë ndërhyrje të palejuar gjatë një dueli.
Ndërkohë, pjesa e parë e ndeshjes në Klinë ndërmjet Dukagjinit dhe Llapit përfundoi baras, 1:1.
Alex Gnapi shënoi me asistim të Arbnor Ramadanit në minutën e tetë, kurse golin e barazimit për Dukagjinin e shënoi Dienit Isufi. Ai realizoi në minutat shtesë të pjesës së parë.
Baras përfundoi edhe pjesa e parë e ndeshjes Malisheva – Ferizaj.
Ardit Iljazi shënoi golin për Ferizajn në minutë ne 32-të, kurse Arlind Veliu në minutën e 36-të për Malishevën.
Pjesa e parë e ndeshjes Gjilani – Drenica përfundoi po ashtu baras 0:0.