Ndeshja që është shpresuar të jetë një fillim i mbarë për Kosovën, është kthyer në dëshpërim të thellë. Përfaqësuesja e Kosovës në futboll i ka nisur me humbje shumë të thellë, e deri diku turpëruese, kualifikimet për Kupën e Botës 2026. Të premten mbrëma në Basel, Kosova pësoi 4:0 nga Zvicra. Çdo zhvillim para, gjatë dhe pas ndeshjes mund ta përcillni këtu

Jashari: Ishte emocionale për të gjithë

2 o. më parë / 5 sht 2025 23:14
ARdon JAshari

Gjatë intervistës së Granit Xhakës është përfshirë edhe Ardon Jashari. Ai i mungoi Zvicrës për shkak të lëndimit.

“Fitorja ishte gjëja më e rëndësishme. Por qartë se ishte emocionale për të gjithë. Gjërat mund të vazhdojnë në këtë mënyrë”, ka thënë Jashari për SRF.

Xhaka është pyetur për lëndimin e Jasharit.

“Jasharit i është dashur shumë durim, por unë gjithnjë i kam thënë se koha e tij do të vijë. Ai ka të ardhme të ndritur përpara. Me lëvizjen te Milani, ai ka dëshmuar që mund të luajë me ekipet e mëdha. Lëndimi është mëkat, por është pjesë e futbollit. Ai është mjaftueshëm i fortë për t’u kthyer”, ka thënë Xhaka.

Xhaka: Sikur të luanim si në pjesën e parë, rezultati do të ishte 6:0 ose 7:0

2 o. më parë / 5 sht 2025 22:57
Granit Xhaka vs Kosova

Granit Xhaka ka folur menjëherë pas ndeshjes mes Zvicrës dhe Kosovës.

Xhaka shkëlqeu dhe udhëhoqi Zvicrën në fitoren 4:0.

“Mund të them që ishte një pjesë e parë më e mira për kohë të gjatë. Por pjesa e dytë nuk ishte e mirë. Nuk kemi bërë gjërat që kemi planifikuar. Ata që më njohin e dinë që jam vetëkritik dhe kritik ndaj ekipit. Dhe nuk mund të jemi të kënaqur me pjesën e dytë. Nëse do të luanim si në pjesën e parë do të mund të fitonim 6:0 ose 7:0. Është mëkat që përfundoi vetëm 4:0, ndonëse ishte rezultat i merituar. Zhvillimi tani duhet të jetë që duhet të dominojmë për 60, 70 apo 90 minuta në ndeshje, jo vetëm 45. Kemi shumë lojtarë të rinj të cilëve ndoshta u duhet ende kohë për të luajtur me konsistencë për 90 minuta. Por ne kemi dashur tri pikë dhe i morëm me komoditet”, ka thënë Xhaka.

Dëshpëron Kosova, mposhtet 4:0 nga Zvicra

3 o. më parë / 5 sht 2025 22:37
Zvicra - Kosova

Ndeshja që është shpresuar të jetë një fillim i mbarë për Kosovën, është kthyer në dëshpërim të thellë. 

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll i ka nisur me humbje shumë të thellë, e deri diku turpëruese, kualifikimet për Kupën e Botës 2026. Të premten mbrëma në Basel, Kosova pësoi 4:0 nga Zvicra.

Madje ndeshja me “helvetikët” përfundoi që në pjesën e parë. 4:0 ishte rezultati pas 45 minutave lojë.

Ka pasur entuziazëm te Kosova dhe tifozët e saj për fillim pozitiv të fushatës së tretë kualifikuese për Kupën e Botës. Por në fushë nuk ka pasur shenja të këtij entuziazmi. E udhëhequr mjeshtërisht në fushë nga kapiteni Granit Xhaka, Zvicra mori shpejt kontrollin dhe rreshtoi rastet.

Ndërkohë në lojën e Kosovës kishte shumë lëshime, në të gjitha repartet. Më të dukshme ishin gabimet e mbrojtjes, sidomos te pësimi i golave.

Goli për 1:0 u shënua pas një goditje nga këndi. Mbrojtësi Manuel Akanji shënoi në minutën e 22-të, pasi mbeti i pambuluar në zonë. 

Sulmuesi Breel Embolo shënoi për 2:0 menjëherë në minutën e 25-të.

Vuajtjet e Kosovës megjithatë nuk kishin të ndalur. Silvan Widmer shënoi për 3:0 në minutën e 39-të, ndërsa Embolo shënoi tjetër gol për 4:0, në minutën e 45-të.

Dhe ndeshja përfundoi.

Seleksionuesi i Kosovës, Franco Foda, bëri tri ndryshime për pjesën e dytë. Por në fushë ndryshoi pak, ndonëse Kosova ishte pak më aktive. Kjo ndodhi kryesisht për shkak se lojtarët e Zvicrës u ndalën dhe kursyen energjinë. 

Raste të mira nuk kishte në asnjërën anë, ndërsa tifozët nisën të largohen nga stadiumi shumë minuta pa përfunduar ndeshja. Për shkak se ndeshja u mbyll herët, tifozët kanë qëndruar kryesisht të qetë në “St. Jakob-Park”. Gjysma e stadiumit ishte e mbushur me përkrahës të Kosovës. 

Zvicra, ndonëse ka ndërruar gjeneratën, dëshmoi që i takon nivelit serioz evropian dhe që luan në nivel të lartë kur i duhet. Me Xhakën në mesfushë, Zvicra gjithnjë ka çka të ofrojë. Dhe pas tri barazimeve me Kosovën e ka fituar me katër gola dallim përballjen e katërt. 

Te Kosova debutoi Leon Avdullahu, por që nuk la shenjë në mesfushë. Për Avdullahun, njëjtë si për gjithë pjesën tjetër të skuadrës, e po ashtu për shtabin teknik, ishte një ndeshje për të harruar.

Dhe ëndrra për kualifikim në Botëror është shumë e largët, menjëherë pas ndeshjes së parë. 
Të përzgjedhurit e Fodas do të mundohen të reagojnë të hënën, kur përballen me Suedinë në “Fadil Vokrri”. Për të shpresuar në sukses, Kosovës i duhet paraqitje shumë, shumë më e mirë se ajo e së premtes mbrëma në Basel.

Tri ndryshime te Kosova

3 o. më parë / 5 sht 2025 21:52
Albion Rrahmani

Foto: Arkiv

Tri ndryshime janë bërë në formacionin e Kosovës. 

Dion Gallapeni hyri në vend të Leart Paçaradës, Albion Rrahmani në vend të Elvis Rexhbeçajt dhe Baton Zabërgja në vend të Ermal Krasniqit.

Kosova dëshpëron në pjesën e parë, po pëson 4:0

4 o. më parë / 5 sht 2025 21:33
Kosova dëshpëron në pjesën e parë, po pëson 4:0

Kosova ka dëshpëruar në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Zvicrës në Basel.

Pas 45 minutave rezultati është 4:0 për helvetikët.

Manuel Akanji shënoi në minutën e 22-të, Breel Embolo në minutën e 25-të dhe të 45-të, kurse Silvan Widmer në minutën e 39-të.

Në të katër rastet mbrojtja e Kosovës reagoi shumë zbehtë.

Në fakt Zvicra ka dominuar plotësisht në fushë dhe rezultati dëshmon atë që skuadrat që shfaqën në pjesën e parë.

Zvicra – Kosova, 4:0

4 o. më parë / 5 sht 2025 21:33
Zvicra

Kosova e ka pësuar edhe golin e katërt në ndeshjen ndaj Zvicrës. Breel Embolo shënoi në minutën e 45-të me goditje me thembër.

Goli u shënua pas një pasimi mjeshtëror të Xhakës.

Zvicra shënon edhe golin e tretë

4 o. më parë / 5 sht 2025 21:26
Zvicra shënon edhe golin e tretë

Zvicra po e shkatërron Kosovën në Basel. Në minutën e 39-të për 3:0 shënoi Silvan Widmer.

Zvicra udhëheq 2:0

4 o. më parë / 5 sht 2025 21:13
Breel Embolo

Zvicra e ka shënuar golin e dytë ndaj Kosovës.

Për 2:0 realizoi Breel Embolo në minutën e 25-të.

Lumbardh Dellova reagoi zbehtë në mbrojtje, ndërsa topi edhe tek Embolo që nuk fali.

Zvicra në epërsi

4 o. më parë / 5 sht 2025 21:09
Zvicra në epërsi

Zvicra ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Kosovës.

Manuel Akanji shënoi pas goditjes nga këndi, në minutën e 22-të.

20 minuta lojë, dominim i Zvicrës

4 o. më parë / 5 sht 2025 21:07
Zvicra

Zvicra po dominon ndaj Kosovës në Basel.

Pas 20 minutave lojë rezultati është 0:0, por vendasit tashmë kanë rrezikuar disa herë. Ka pasur edhe momente pasigurie nga portieri i Kosovës, Aro Muriq.

Granit Xhaka është duke e kontrolluar mesfushën aktualisht.

Yakin flet pak pa nisur ndeshja: Do të sfidohemi

5 o. më parë / 5 sht 2025 20:40
Murat Yakin

Selektori i Zvicrës, Murat Yakin, ka dhënë një deklaratë për televizionin zviceran pak pa nisur ndeshja me Kosovën.

“Do të sfidohemi nga fillimi sonte”, ka thënë Yakin. “Secili mund ta mposhtë secilin në këtë grup”.

Ai ka arsyetuar vendimin që Nico Elvedi të startojë përkrah Manuel Akanjit në mbrojtje.

“Ai është paraqitur shumë mirë në miqësoret e qershorit. Nico është në ritëm, luan javë pas jave”.

Ai pret që sulmuesit e Zvicrës të mbajnë në presion mbrojtësit e Kosovës.

Atmosferë festive në Basel

5 o. më parë / 5 sht 2025 19:45
Atmosferë festive në Basel

Foto: Nikollë Quni

Në Basel, përkatësisht në stadiumin “St. Jakob-Park” dhe përreth tij, atmosfera është paqësore. Kështu ka raportuar gazeta zvicerane, Blick.

Ka mbetur pak më shumë se një orë deri te fillimi i ndeshjes mes Zvicrës dhe Kosovës.

Tifozët zvicerane, që bënë një marshim prej 1,5 kilometra, tashmë janë në stadium.

Shihen tifozë me fanella të Zvicrës, fanella të Kosovës e madje edhe me fanella të Shqipërisë, shkruan “Blick”.

Avdullahu, dhjetëshi i Kosovës

6 o. më parë / 5 sht 2025 19:23
Leon Avdullahu mberrine ne Kosove

Pamje e shkëputur nga video

Leon Avdullahu në ndeshjen debutuese ndaj Kosovës do ta mbajë fanellën me numrin 10.

Numri 10 vlerësohet më i veçanti në futboll.

Këtë numër në fanellë më herët e ka mbajtur Edon Zhegrova, që mundon sonte ndaj Zvicrës.

Xhaka e udhëheq Zvicrën

6 o. më parë / 5 sht 2025 19:20
Granit Xhaka

Granit Xhaka e udhëheq Zvicrën si kapiten në ndeshjen ndaj Kosovës.

Breel Embolo e Dan Ndoye udhëheqin sulmin e helvetikëve.

Muriqi udhëheq sulmin, debuton Avdullahu

6 o. më parë / 5 sht 2025 19:16
Perfaqesuesja e Kosoves

Selektori i Kosovës, Franco Foda, ka caktuar formacionin për ndeshjen ndaj Zvicrës.  Vedat Muriqi e udhëheq sulmin e Kosovës. Ndërkohë në mesfushë debuton Leon Avdullahu.

Ndeshja Zvicër – Kosovë zhvillohet prej orës 20:45, në Basel.

Aro Muriq është në portën e Kosovës, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Amir Rrahmani, Lumbardh Dellova, Mërgim Vojvoda e Leart Paçarada.

Në mesfushë pos Avdullahut starton  edhe Elvis Rexhbeçaj.

Më i avancuar është Muharrem Jashari.

Në krah paraqiten Florent Muslija e Ermal Krasniqi, derisa Muriqi është në krye të sulmit.

Zhegrova përkrah Kosovën

6 o. më parë / 5 sht 2025 19:14
Edon Zhegrova

Sulmuesi i Juventusit, Edon Zhegrova, ka dalë në përkrahje të Përfaqësueses së Kosovës. 

Kosova nga ora 20:45 në Basel luan me Zvicrën në nisje të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. 

Zhegrova në rrjetin social “Instagram” ka shkruar “Forca Kosova”.

26-vjeçari Zhegrova fillimisht ishte në listën e të ftuarve për dy ndeshjet e këtij muaji, por më pas selektori i Kosovës, Franco Foda, vendosi që mos ta ftojë atë për shkak të lëndimit.

Tifozët e Kosovës arrijnë te stadiumi i Baselit

7 o. më parë / 5 sht 2025 18:39
Tifozët e Kosovës arrijnë te stadiumi i Baselit

Fotografitë: Nikollë Quni

Gjysma e tifozëve në stadiumin e Baselit pritet të jenë përkrahës të Kosovës.

Dy orë pa nisur ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës, përkrahësit e Kosovës kanë arritur te stadiumi “St. Jakob-Park”.

Ka pasur një marshim të vogël të tifozëve të Kosovës, njoftojnë mediat zvicerane.

Pamje të tifozëve të Kosovës para ndeshjes me Zvicrën

Fotografitë: Nikollë Quni
Fotografitë: Nikollë Quni
Fotografitë: Nikollë Quni
Fotografitë: Nikollë Quni
Fotografitë: Nikollë Quni
Fotografitë: Nikollë Quni
Fotografitë: Nikollë Quni

 

Gazeta zvicerane veçon lojtarët e Kosovës ndaj të cilëve helvetikët duhet të kenë kujdes

7 o. më parë / 5 sht 2025 17:49
Kosova

Gazeta e madhe zvicerane, 20 Minuten, ka veçuar katër lojtarë të Kosovës ndaj të cilëve lojtarët e Zvicrës duhet të kenë kujdes. 

Ndeshja Zvicër – Kosovë zhvillohet sonte nga ora 20:45.

Sipas “20 Minuten”, Leon Avdullahu, Fisnik Asllani, Vedat Muriqi dhe Amir Rrahmani janë lojtarët ndaj të cilëve futbollistët e Zvicrës duhet të jenë shumë të kujdesshëm.

Për secilin prej tyre gazeta zvicerane ka paraqitur të dhëna se pse janë të rrezikshëm.

Çka duhet për kualifikim në Botëror

7 o. më parë / 5 sht 2025 17:43
Kosova-Armenia

Foto: Nikolle Quni

Kosova është në grup me katër përfaqësuese në kualifikimet për Kupën e Botës 2026. Kualifikimet zgjasin vetëm deri më 18 nëntor.

Përfaqësuesja që është e para në grup në fund të kualifikimeve, kualifikohet direkt në Botërorin e vitit të ardhshëm.

Përfaqësuesja që përfundon e dyta luan në plejof, që ofron tjetër mundësi për kualifikim në Botëror. 

Sipas vazove të shortit dhe sipas ranglistës së FIFA-s, Kosova është autsajdere e grupit. Favorite vlerësohet Zvicra, pas saj Suedia e më pas Sllovenia.

Grupi vlerësohet shumë i fortë, por në të njëjtën kohë edhe i hapur. Në të gjitha përfaqësueset kanë theksuar se grupi është plotësisht i hapur.

Kosova e fillon në Basel ciklin e tretë kualifikues për Botëror

7 o. më parë / 5 sht 2025 17:42
Perfaqesuesja e Kosoves

Nga ora 20:45 përfaqësuesja e Kosovës në futboll e fillon ciklin e tretë kualifikues për Kampionat Botëror.

Kosova përballet me Zvicrën, ndërsa ndeshja zhvillohet në Basel.

Stadiumi “St. Jakob-Park” pritet të jetë përgjysmë i mbushur me shqiptarë. Në grupin B janë edhe Sllovenia e Suedia, që po nga ora 20:45 takohen në Lubjanë.

Te Kosova emra të rinj janë Leon Avdullahu e Veldin Hoxha. Selektori Franco Foda nuk mund të llogarisë në lojtarë si Edon Zhegrova, Milot Rashica, Florent Hadërgjonaj e Emir Sahiti.