Liverpooli ishte dominues me raste në pjesën e parë, por e realizoi vetëm një gol ndaj Galatasarayt në ndeshjen kthyese të një të tetës së finales së Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e parë ndaj Galatasarayt në Stamboll, përfundoi 1:0 në të mirë të skuadrës turke.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër 1:0 në “Anfield” të mërkurën mbrëma realizoi Dominik Szoboszlai. Mesfushori hungarez shënoi në minutën e 25-të, me asistim të Alexis Mac Allisterit.
Szoboszlai fitoi penallti në minutën e dytë të shtesës në pjesën e parë pasi u pengua në zonë nga Ismail Jakobs. Por, nga penalltia dështoi të realizonte sulmuesi i Egjiptit, Mohamed Salah. Penalltinë e tij e priti portieri Ugurcan Çakir.