Liverpooli ka barazuar 0:0 në shtëpi me Leeds Unitedin të enjten në ndeshjen e xhiros së 19-të të Premier Leagues së Anglisë.
Ndonëse dominoi ndeshjen, Liverpooli nuk arriti të fitonte të tri pikët. Pas 19 xhirove Liverpooli zë vendin e katërt me 33 pikë.
Kryeson Arsenali me 45 pikë. Leedsi është i 16-i me 21 pikë.
Baras ka përfunduar edhe ndeshja tjetër e të enjtes mes Crystal Palacet dhe Fulhamit. Ndeshja u mbyll 1:1.
Jean-Philippe Mateta realizoi për Crystal Palacen në minutën e 39-të, ndërsa barazoi shifrat Tom Cairney në minutën e 80-të.