Liverpooli asessi ta kaloi krizën e rezultateve.
Kampioni anglez të mërkurën pësoi humbje të thellë edhe në xhiron e pestë të Championsit.
Në “Anfield”, Liverpooli humbi 4:1 nga skuadra holandeze, PSV.
Ivan Perishiq e shënoi golin e parë për PSV-në në minutën e gjashtë, nga pika e bardhë. Për të kuqtë e Liverpoolit shpresë dha goli i Dominik Szoboszlai në minutën e 16-të.
Por në pjesën e dytë holandezët i shënuan edhe dy gola të tjerë. Guus Til realizoi për 2:1 në minutën e 56-të.
Couhaib Driouech në minutën e 73-të dhe 92-të i realizoi dy golat e tjerë.
Liverpooli i ka nëntë pikë në vendin e 13-të. PSV-ja i ka tetë pikë në vendin e 15-të.
Liverpooli po barazon me PSV-në
Liverpooli po luan me PSV-në holandeze në Ligën e Kampionëve.
Pas pjesës së parë rezultati është 1:1.
Kroati Ivan Perishiq kaloi në epërsi 1:0 PSV-në që në minutën e gjashtë. Ai shënoi nga pika e bardhë.
Dominik Szoboszlai barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 16-të. Shifrat më nuk ndryshuan.