Klubi i futbollit Llapi është përforcuar me një portier gjerman. Bëhet fjalë për Maximilian Grote, i cili ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2027.
Grote së fundi ishte pjesë e Shkupit, ndërsa më herët ka bërë karrierë edhe te disa klube gjermane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Angazhimi i portierit të ri vjen si domosdoshmëri pas lëndimit të portierit tonë, Marijan Çoriq, çka ka shtyrë klubin të reagojë me kohë për të siguruar stabilitet dhe konkurrencë në repartin defensiv”, shkruan në njoftimin e Llapit.
Llapi bën të ditur se procedurat e regjistrimit të Grotes kanë përfunduar me sukses. Ai do të jetë i gatshëm t’i mbroj menjëherë ngjyrat e klubit llapjan.