Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Llapit megjithatë i lejohen tifozët në derbi

LLapi

Për ndeshjen e xhiros së 29-të të elitës së futbollit kosovar ndaj Prishtinës, Llapi megjithatë do ta ketë përkrahjen e tifozëve.

Fillimisht Disiplinori i FFK-së e kishte dënuar Llapin me zhvillimin e një ndeshjeje pa praninë e tifozëve dhe me 2000 euro gjobë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ankesa e Llapit është aprovuar pjesërisht. Kjo nënkupton se tifozët do të jenë të pranishëm në stadiumin “Zahir Pajaziti”, kurse gjoba prej 2000 eurove mbetet në fuqi. 

Në njoftimin e së premtes mbrëma, Llapi ka kërkuar që të pranishmit të tregojnë kujdes maksimal. 
Llapi u dënua për shkelje në ndeshjen me Drenicën. Me Prishtinën luan të shtunën.