Leon Avdullahu nuk është lojtari i vetëm që vendosi të largohet nga Zvicra për t’u paraqitur në të ardhmen për një përfaqësuese tjetër.
Përpara Avdullahut dhe Eman Koshpos, Ivan Rakitiq, Amir Abrashi dhe eksperti i “Blue Sport”, Mladen Petrit, zgjodhën të luanin për vendlindjen e prindërve të tyre.
“Për secilin lojtar, mund të ketë një arsye të ndryshme. Nga njëra anë, ka lojtarë që lëvizin sepse shohin perspektiva më të mirë për të luajtur”, ka thënë Petriq në një intervistë për “Blue Sport”. “Ka gjithashtu lojtarë që shohin më shumë perspektiva për sukses më të madh me ekipin e Zvicrës”, vazhdon ish-futbollisti që luajti 45 ndeshje për Kroacinë. Ai kishte luajtur për Zvicrën U17 dhe U21 para se të paraqitej për Kroacinë.
“Vetëm lojtari mund të ndiejë dëshirën për të luajtur për atdheun e tij. Është vendimi i tij dhe ai duhet ta pranojë atë. Mund të ketë shumë arsye për këtë sa nuk i dimë. Sigurisht, është për të ardhur keq për futbollin zviceran, por mbetet vendimi i tij”.
Petriq ishte zhvilluar në Zvicër si lojtar. Ka luajtur për Badenin, Grasshopperin, Baselin, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Dortmundi, Hamburgu, Fulhami, West ham Unitedi dhe në fund të karrierës te Panathinaikosi.