Lorienti e ka ndalur në barazim kampionin e Evropës, Paris Saint-Germainin.
Në ndeshjen e xhiros së 10-të të kampionatit elitar të Francës të zhvilluar të mërkurën mbrëma, Lorienti dhe PSG-ja luajtën baras, 1:1.
Nuno Mendes shënoi për PSG-në në minutën e 49-të, ndërsa Igor Silva i barazoi shifrat në minutën e 51-të.
Rezultati nuk ndryshoi më.
PSG-ja pavarësisht barazimit mbetet lidere me 21 pikë.
Lorienti tani ka nëntë pikë.