Sulmuesi i Napolit, Romelu Lukaku, ka falënderuar të gjithë ata që e kanë përkrahur pas lëndimit të rëndë muskulor të pësuar.
Ai do të mungojë për disa javë pas lëndimit muskulor dhe do të jetë mungesë e madhe për kampionin italian.
“E vlerësoj përkrahjen nga të gjithë. Gjëra të tilla ndodhin dhe lëndimet janë pjesë e lojës, por po ndihem mirë dhe jam pozitiv pavarësisht situatave. Shihemi së shpejti”, ka shkruar ndër të tjera Lukaku në llogarinë e tij në Instagram.
Lukaku do të mungojë të paktën tre muaj, raporton të mërkurën “La Gazzetta dello Sport”.
32-vjeçari belg i shënoi 14 gola në 36 ndeshje të Serie A në sezonin e kaluar, kur Napoli e fitoi titullin.
Lukaku në Serie A ka luajtur edhe për Romën dhe Interin.