Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Luke Shaw pëson një lëndim të ri

Luke Shaw

Luke Shaw ende s'ka luajtur këtë sezon për shkak të lëndimit në pjesën e prapme të këmbës, pasi sërish ka pësuar një lëndim.

Mbrojtësi i Manchester Unitedit ishte duke u trajtuar për një lëndim, por një lëndim i ri ia ka shtyrë periudhën e qëndrimit jashtë fushës së lojës. Sky Sports ka raportuar të martën se rikuperimi i 29-vjeçarit nuk po shkon sipas planit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këtë e ka bërë të ditur edhe trajneri tashmë i shkarkuar i skuadrës, Erik Ten Hag.

“Procesi s'po shkon siç prisnim, kjo është e  vërteta...Duam të jemi shumë të kujdesshëm. E dimë të kaluarën e tij. Duhet ta bëjmë siç duhet pasi duam të jetë i disponueshëm pasi ka ndikim të madh në performancat tona”, është shprehur ai pas ndeshjes ndaj Ëest Hamit, ku Unitedi u mposht në vikend.

Futbollist anglez ka eksperienca të këqija me lëndime të shpeshta.