Futboll

Luzerni fiton falë autogolit të Nezirit

Luzern - St. Gallen

Skuadra e Luzernit falë autogolit të shënuar nga Behar Neziri i ka fituar pikët e plota në ndeshjen që i takoi javës së katërt të Superligës së Zvicrës në futboll. 

Luzerni të dielën pasdite e mposhti 1:0 në udhëtim St. Gallenin. 

Mesfushori i St. Gallenit, Neziri, autogolin e realizoi në minutën e tretë. 

Dhe ky autogol i 22-vjeçarit e vendosi edhe takimin.

Neziri e kompletoi ndeshjen te St. Galleni kurse bashkëlojtari i tij, Shkëlqim Vladi, në lojë u inkuadrua nga minuta e 72-të. Për shkak të lëndimit mungoi Betim Fazliji.  mTe Luzerni ndeshjen e kompletoi Adrian Bajrami.

Qendërmbrojtësi Bajrami ishte më i dalluari në ndeshje.