Yusif Imanov, është përforcimi më i ri i Malishevës. Klubi i Superligës të mërkurën ka prezantuar portierin që ka një paraqitje me përfaqësuesen A të Azerbajxhanit.
Për Imanovin është hera e parë që largohet nga Azerbajxhani. Portieri 22-vjeçar është zhvilluar te skuadra Sabah.
“Imanov është 22 vjeçar, ka cilësi dhe potencial, andaj besojmë se i kemi dhënë edhe më shumë siguri portës sonë, bashkë me portierët që kemi!”, shkruan ndër të tjera në njoftimin e Malishevës.
Malisheva nuk e ka nisur mirë edicionin aktual të Superligës së Kosovës në futboll. Është në vendin e parafundit me një pikë nga dy ndeshje. Ka një humbje e një barazim.