Pas ndarjes me Bekim Isufin, Malisheva e ka zyrtarizuar trajnerin e ri.
Të mërkurën Malisheva njoftoi se kryetrajner i skuadrës është Qatip Osmani.
Ai është një nga emrat më të njohur të futbollit në Maqedoni të Veriut. Ka fituar trofe me skuadra të ndryshme.
56-vjeçari ka drejtuar Shkëndijën e Tetovës në disa periudha, pastaj Renovën, Shkupin, Vllazninë e Shkodrës dhe Strugën.
Kampionatin e Maqedonisë së Veriut e ka fituar tri herë, ndërsa e ka fituar edhe Kupën dhe Superkupën në Maqedoni të Veriut.