Përditësim, 18:35 - Ballkani e ka regjistruar edhe barazimin e dytë rresht në Superligën e Kosovës në futboll. 
Pasi mori një pikë në ndeshjen e parë në udhëtim te Gjilani, Ballkani barazoi në shtëpi edhe me Malishevën, 1:1. 
Për Malishevën në minutën e 11-të realizoi sulmuesi Altin Aliu. 
Rezultatin përfundimtar të ndeshjes e vendosi mesfushori Giovanni, në minutën e 62-të. 
Ballkani në dy ndeshje ka dy pikë, ndërsa për Malishevën ishte pika e parë e edicionit. 
Malisheva u mposht thellë 4:0 në ndeshjen e parë nga Prishtina e Re.
Ballkani barazon shifrat ndaj Malishevës
Përditësim, 17:52 - Ballkani i ka barazuar shifrat ndaj Malishevës. Për 1:1 shënoi Giovanni në minutën e 62-të. Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e dytë të Superligës së Kosovës në futboll.
Malisheva në epërsi pas pjesës së parë
Përditësim, 17:23 - Malisheva e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi prej një goli ndaj Ballkanit. 
Altin Aliu realizoi për 1:0 në të mirë të Malishevës në minutën e 11-të. 
Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e dytë të Superligës së Kosovës në futboll.
Malisheva në epërsi ndaj Ballkanit
Malisheva ka kaluar në epërsi ndaj Ballkanit.
Për 1:0 realizoi Altin Aliu në minutën e 11-të.
Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e dytë të Superligës së Kosovës në futboll.
