Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Mallorca e Muriqit në situatë të vështirë pas disfatës nga Getafe

Vedat Muriqi

Mallorca ka humbur 3:1 në udhëtim te Getafe, të mërkurën mbrëma. Dhe skuadra e Vedat Muriqit tani është në pozitë të vështirë sa i takon synimit për mbetje në La Liga. 

Ndeshja i takoi xhiros së 36-të të elitës spanjolle.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mallorca ka rënë në pozitën e 17-të, që është e fundit që siguron mbetjen në elitë. Por Mallorca i ka 39 pikë, sa i kanë edhe Levante në vendin e 18-të dhe Girona në vendin e 19-të. 39 pikë i ka edhe Elche në vendin e 16-të, kurse Alavesi i ka 40 pikë në vendin e 15-të.

Janë edhe tri skuadra me nga 42 pikë, kështu që gara për mbetje në La Liga është shumë e fortë.

Tri skuadrat e fundit largohen nga elita e Spanjës.

Muriqi ndaj Getafes nuk shënoi, ndërsa e qëlloi traversën në pjesën e parë. Fitorja është e rëndësishme për Getafen që synon daljen në Evropë, ndërsa humbja është e rëndë për Mallorcan.

Menjëherë të dielën, Mallorca luan në udhëtim ndaj Levantes. Do të jetë finale për të dy skuadrat. 
Në xhiron e fundit, më 23 maj, Mallorca e pret Ovideon tashmë të përshëndetur. Por nëse nuk fiton pikë të dielën, edhe Mallorca e Muriqit mund të jetë prej skuadrave që do të përshëndeten me elitën spanjolle.