Mallorca e Vedat Muriqit është eliminuar nga Kupa e Mbretit.
Ndeshjen e 1/16 së finales së kësaj gare, Mallorca e humbi 1:0 në udhëtim te Deportivo La Coruna, skuadra e kategorisë së dytë e futbollit spanjoll.
Në tërë ndeshjen te Mallorca luajti Marash Kumbulla, kurse sulmuesi i Kosovës, Muriqi, nuk u aktivizua në këtë ballafaqim.
Golin e fitores në minutën e 85-të e shënoi Noe Carillo. Carillo shënoi në debutim.