Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Muriqi nuk shënon gol në ndeshjen që iu kushtua atij

Muriqi nuk shënon gol në ndeshjen që iu kushtua atij

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, nuk shënoi gol për Mallorcan të martën mbrëma. Por Muriqi ishte në qendër të vëmendjes në ndeshjen kundër Valencias.

Ndeshja vendimtare në garë për mbetje në La Liga, ndërmjet Mallorcas dhe Valencias përfundoi baras, 1:1.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Muriqi mbetet me 21 gola të shënuar deri më tani këtë edicion.

Para fillimit të takimit të xhiros së 33-të të kampionatit spanjoll, Muriqi u nderua nga tifozët e Mallorcas.

Gjatë daljes së lojtarëve në fushë, tifozët e Mallorcas shfaqën në tribunë një pankartë gjigante kushtuar sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi.

Në pankartën dedikuar Muriqit shkruante “Ishulli i Piratit”, ndërsa shikuesit kanë mbajtur nga një kapelë pirati.

Muriqi pati rast të mirë shënimi. Por gjuajtja e tij me kokë në minutën e 63-të u prit nga portieri i Valencias.

Muriqi fundjavën e kaluar theu rekordin e legjendës, Samuel Eto’o për gola të shënuar në La Liga. Muriqi tashmë ka 55 gola, një më shumë se kamerunasi. Në La Liga këtë edicion ka 21 gola.

Mallorca mbetet prej skuadrave të rrezikuara për rënie nga La Liga.

Nga 32 ndeshje, Mallorca ka fituar 35 pikë, kurse një pikë më shumë e ka Valencia.

Deri në fund të edicionit aktual kanë mbetur edhe gjashtë xhiro.


Valencia barazon rezultatin

Valencia e ka barazuar rezultatin në ndeshjen kundër Mallorcas.

Golin e barazimit 1:1 e shënoi në minutën e 67-të, Umar Sadiq.


Muriqi me rast të mirë shënimi

Sulmuesi Vedat Muriqi pati rast të mirë shënimi.

Por gjuajtja e tij me kokë në minutën e 63-të u prit nga portieri i Valencias.

Ishte rasti më i mirë për Muriqin deri më tani.


Mallorca në epërsi

Mallorca ka kaluar në epërsi ndaj Valencias. 

Golin për 1:0 e realizoi Samu Costa në minutën e 49-të.

 


Muriqi shumë aktiv në sulmin e Mallorcas gjatë pjesës së parë

Sulmuesi i Mallorcas, Vedat Muriqi, ishte goxha aktiv gjatë pjesës së parë të ndeshjes kundër Valencias.

Pjesa e parë e ndeshjes Mallorca – Valencia është duke u luajtur në “Son Moix” të Mallorcas, ndërsa i takon xhiros së 33-të të La Ligas.

Gjatë daljes së lojtarëve në fushë, tifozët e Mallorcas shfaqën në tribunë një pankartë gjigante kushtuar sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi.

Në pankartën dedikuar Muriqit shkruante “Ishulli i Piratit”. 

Muriqi gjatë pjesës së parë kërkonte rregullisht topin për të dalë në rast për gol. Por gjatë 45 minutave nuk pati ndonjë rast të mirë shënimi.

Mallorca rrezikoi me disa lojtarë tjerë portën e Valencias. Ishte dominuese gjatë pjesës së parë, por pa arritur t’i realizoj gol mysafirëve. 

Pikët janë të rëndësishme për të dyja ekipet, në luftën për mbijetesë në La Liga. 
Muriqi fundjavën e kaluar theu rekordin e legjendës, Samuel Eto’o për gola të shënuar në La Liga.

Muriqi tashmë ka 55 gola, një më shumë se kamerunasi. Në La Liga këtë edicion ka 21 gola, dy më pak se Kylian Mbappe i Real Madridit.