Portieri gjeorgjian, Giorgi Mamardashvili, i ka përfunduar me sukses testet mjekësore te skuadra e Liverpoolit.
Klubi anglez të hënën ka arritur marrëveshje për ta transferuar gjeorgjianin nga skuadra e Valencias, ka shkruar eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMamardashvili do t’i bashkohet skuadrës angleze vetëm në verën e vitit 2025. Ai do të qëndrojë me Valencian deri në përfundim të edicionit aktual në La Liga.
Alisson Becker do të jetë portieri i parë i Liverpoolit për edicionin 2024/2025.
Liverpooli i ka paguar 35 milionë euro Valencias për t’i siguruar shërbimet e portierit 23-vjeçar, Mamardashvili.