Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Man. Unitedi e Atalanta arrijnë marrëveshje për Edersonin

ederson

Manchester Unitedi dhe Atalanta kanë arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit Ederson.

“SportItalia” ka shkruar të premten se “djajtë e kuq” për brazilianin do të shpenzojnë 53 milionë euro.

Nëse kjo zyrtarizohet, Ederson do të bëhej shitja më e shtrenjtë në histori të Atalantas.

Edersoni i ka luajtur 30 ndeshje në Serie A këtë sezon dhe i ka realizuar dy gola e një asistim.

Atalantas iu bashkua në vitin 2022 nga Salernitana.