Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Man. Unitedi ndalet nga Bournemouthi në ndeshjen dramatike

Manchester United

Manchester Unitedi është ndalur në barazim nga Bournemouthi, në ndeshjen dramatike të xhiros së 31-të të Premier Leagues.

Ballafaqimi i zhvilluar të premten mbrëma u mbyll 2:2.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në pjesën e dytë u panë të katër golat e shënuar, dhe një karton i kuq.

Bruno Fernandes fillimisht e kaloi në epërsi Unitedin me gol nga penalltia në minutën e 61-të.

Ryan Christie i barazoi shifrat gjashtë minuta më vonë.

“Djajtë e kuq” sërish kaluan në epërsi me autogolin e James Hillit në minutën e 71-të. Por, sërish nuk e ruajti rezultatin.

Harry Maguire shkaktoi penallti në minutën e 78-të dhe u përjashtua me të kuq.

Rastin për 2:2 nuk e shpërdoroi Eli Junior Kroupi, që shënoi për rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Manchester Unitedi mbetet në pozitën e tretë me 55 pikë, katër më shumë se Aston Villa që zë vendin e katërt.

Bournemouthi në mesin e tabelës i ka 42 pikë, sa ka edhe Newcastle në vendin e nëntë, me një ndeshje më pak të luajtur.