Futboll

Manaj drejt Bundesligës

Rey Manaj me fanelle te Sivassporit

Sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj, mund të largohet gjatë verës nga skuadra elitare e Turqisë, Sivasspor. 

Interesim për Manajn ka shprehur skuadra gjermane, Borussia Moenchengladbach, raportojnë mediumet turke të mërkurën.

“Trabzonspori raportohej se kishte nisur bisedimet me Manajn, por tashmë është përfshirë një klub tjetër. Mësohet se skuadra e Bundesligës, Borussia Monchengladbach, ka shtuar Manajn në listën e lojtarëve që synon t’i transferojë në verë”, shkruan “haberlisin.com” të mërkurën.

Sulmuesi 28-vjeçar me Sivassporin ka kontratë deri në qershor të vitit 2026. Ai më herët ka luajtur edhe për Barcelonën e Interin.