Futboll

Drita edhe më afër titullit, e mposht Feronikelin 74

Drita-Feronikeli

Skuadra e Dritës po i afrohet edhe më shumë titullit të kampionit në Superligën e Kosovës në futboll.

Drita të premten pasdite e mposhti në udhëtim Feronikelin 74 me rezultatin 1:0.

Kjo ndeshje i takoi javës së 27-të të elitës së futbollit kosovar.

Golin e fitores për skuadrën gjilanase e realizoi qendërsulmuesi Arb Manaj në minutën e 45-të.

Për Dritën kjo është ndeshja e katër radhazi që nuk pëson disfatë.

Ndërkohë për Feronikelin 74 është humbja e dytë radhazi.

Drita është në vendin e parë me 60 pikë.

Ballkani me një ndeshje më pak të zhvilluar ka 44 pikë në pozitën e dytë.

Feronikeli 74 mbetet në pozitën e fundit me 14 pikë.


Manaj e kalon Dritën në epërsi

Arb Manaj e ka kaluar Dritën në epërsi në duelin ndaj Feronikelit 74 që po luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas. 

Ky ballafaqim i takon xhiros së 27-të të Superligës. 

Golin për 1:0, Manaj e realizoi në minutën e 45-të.

Me rezultatin 1:0 u mbyll pjesa e parë.