Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Manchester City fiton trofeun e tetë në Kupën FA

Manchester City

Manchester City është fitues i trofeut të tetë në Kupën FA.

City në finalen e 145-të të garës prestigjioze angleze, fitoi përballë Chelseat me rezultatin 1:0.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ishte goli i Antoine Semenyos që e vendosi sfidën e cila u zhvillua të shtunën në stadiumin ikonik “Wembley”.

Semenyo në minutën e 72-të, i asistuar nga Erling Haaland, realizoi për 1:0.

Deri në fund pati raste të tjera shënimi, por jo edhe gola.

Dhe kështu, City i gëzohet një tjetër trofeu në këtë edicion, pas Kupës së Ligës të cilën e fitoi më herët gjatë sezonit.

City i Pep Guardiolas është në garë për të triumfuar edhe në elitën angleze.

Dy xhiro para fundit, City është i dyti me 77 pikë, dy më pak se Arsenali.

Për teknikun spanjoll Guardiola, ishte trofeu i 20-të i fituar me Manchester Cityn në dhjetë vjet. Kupën FA, City me Guardiolan e ka fituar tre herë. Guardiola është edhe gjashtë herë fitues i Premier Leagues, pesë herë i Kupës së Ligës, tri herë i Superkupës së Anglisë, një herë i Ligës së Kampionëve, një herë i Superkupës së Evropës dhe një herë fitues i Kupës së Botës për Klube me këtë skuadër. 

Për Chelsean, është humbja e shtatë radhazi në po aq finale në “Wembley”.

Kupa FA është prej garave më interesante në histori të futbollit. Në të marrin pjesë 747 ekipe, ndërsa City triumfoi në fund. Kupa FA nisi më 1 gusht me raundin preliminar.